Skandali i bixhozit ilegal/ SPAK nis hetimet për krerët e grupeve, ja emrat dhe si u kamufluan

Që prej janarit të vitit 2019 çdo lloj aktiviteti bixhozi në vend është i ndaluar. Përjashtim bëjnë kazinotë e liçensuara, ndërkohë tregu miliarda eurosh i basteve dhe kazinove në çdo cep si furra buke është i jashtëligjshëm.

Por edhe përse Këshilli i Ministrave e ndaloi, kjo veprimtari në asnjë sekond nuk pushoi. Përkundrazi u shtua. E vetmja gjë që ndryshoi është se duke punuar në “ilegalitet” bossat kursyen ca miliarda lek taksa e sigurime shoqerorë e shëndetësore për stafet e tyre. Por vetëm kaq ama. Aktivitetin e vijuan aq sa prej për më shumë se 1 viti ka dalë nga kontrolli. Ajo që u detyrua të bëhej në “ilegalitet” tashmë po bëhet “ashiqare” në sy të të gjithëve. U rikthyen kompjuterat, skedinat dhe makinetat. E kjo situatë që nxitej dhe nga heshtja e policisë, detyroi SPAK të nisë një hetim.

Sipas burimeve të redaksisë sonë, ka nisur një hetim kompleks për ish bossat e atëhershëm që vijuan aktivitetin në ilegalitet. Gjithashtu në sitën e strukturës së posaçme po kalojnë edhe bisneset, format, mekanizmat dhe personat që ndihmuan në kryerjen e këtij aktiviteti.

Kështu sipas burimeve, bëhet me dije se aktualisht nën hetim nga SPAK për këtë çështje jane:

Tom Doshi i cili dyshohet se fshihet pas rrjetit “333”

Ndriçim Babasi i cili dyshohet se fshihet pas rrjetit “CR7”

Ardit Kraja i cili dyshohet se fshihet pas rrjetit “Superbast”

Kujtim Llupa i cili dyshohet se fshihet pas rrjetit “Arena”

Fatmir Bejo i cili dyshohet se aktivitetin e kamuflon pas emrit “Modig”

Vijon me:

Kush janë dhe ccfarë përfaqësojnë këto personazhe?

E kaluara kriminale e secilit prej tyre.

Si paratë ilegale u miksuan me rrjet kompanish duke u bërë të ligjshme?

Ku janë investuar dhe cilat janë asetet e vëna në mënyrë kriminale

Kush ia jep garancinë këtyre personazheve të ushtrojnë haptazi një aktivitet që vetë qeveria e ndaloi dhe a do të bitiset ky hetim i SPAK me rezultate konkrete apo trysnia që po ushtrohet për ta arkivuar këtë çështje do të ketë rezultat?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *