SKANDAL/ Iu bë presion nga Ilir Proda për të arrestuar djalin e bisnesmenit S.M, hidhet nga kati i 9 i pallatit oficeri i policis

Një ngjarje e ndodhur ditën e shtunë duke u gdhirë e diela duket se fsheh shumë dritëhije. Sipas raportimeve në disa media, u mësua se djali I bisnesmenit S.M ishte përfshirë në një aksident rrugor pranë Parlamentit, e për pasojë ishte arrestuar sepse sipas policisë, kishte rezultuar që po drejtonte automjetin nën efektin e alkolit. Efektivi që u mor me procedurën dhe rastin ishte Oficeri i Policisë Gjyqsore pranë Komisariatit Rrugor Tiranë Azbi Spahiu.
Oficeri Azbi Spahiu që në momentet e para që ndodhi ngjarja ka qënë në një trysni nga drejtuesit e policisë që të kryente arrestimin në flagrancë të djalit të bisnesmenit. Azbi Spahiu ka refuzuar, pasi sipas tij nuk ishin elementët e mjaftueshëm për të kryer arrestim në flagrancë. Megjithatë pas urdhrit të prerë të Ilir Prodës, OPGJ Azbi Spahiu ka proceduar duke urdhëruar arrestin në flagrancë.
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur. Në kushtet e depresionit të thellë, Azbi Spahiu, oficeri I urdhëruar nga Ilir Proda, është hedhur nga kati I 9 I pallatit ku jeton së bashku me familjen.
Gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë, në rrezik për jetën. Deri më tani, policia ka heshtur.
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *