Shpërndahen materialet zgjedhore në Lushnje dhe Divjakë

Procesi zgjedhor i 11 majit ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve në Lushnje dhe Divjakë, me shpërndarjen zyrtare të materialeve zgjedhore në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Shpërndarja po bëhet nëpërmjet disa pikave, duke u siguruar që materialet të jenë në duar të komisioneve përkatëse dhe të ruhen nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit deri në nisjen e votimit nesër.

Komisionerët janë informuar për procedurat e votimit, duke u përgatitur për një proces të rregullt dhe të qetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *