Shefja e BE për Politikën e Jashtme vizitë në Tiranë, takohet me Ramën në kryeministri

Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, po zhvillon sot një vizitë në Tiranë, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm, Igli Hasani.

Rama dhe Kallas pritet që pas pak të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet edhe firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.

Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.

Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *