Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, ku do të zhvillohet seanca për çështjen ‘Gërdeci’.
Mediu është shoqëruar nga avokati i tij dhe ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë do të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve për tragjedinë e Gërdecit.
