RRUMPALLË SERIOZE/ Big Market dhe Extra market njoftojnë konsumatorin të kthejnë mbrapsht qumështin e “Zepa Natyral”, AKU “qep gojën”, qytetarët sdihet çfarë konsumojnë

Sipas disa raportimeve të mbërritura në redaksinë tonë ditën e sotme në dy markete në Tiranë, konkretisht Big Market dhe Extra Market, pranë rafteve ku janë produktet e bulmetit, ishte ngjitur ky njoftim.

Interesit të qytetarëvë se çfarë ka ndodhur, punonjësit e marketeve nuk dinin çfarë përgjigje t’i jepnin. Thjesht, ky është urdhëri, ishte përgjigja e tyre.

Ky njoftim është tejet i rëndë dhe nuk mund të kalojë thjesht me disa copa letrash të ngjitura në banaqet e marketeve.

Zepa Natyral është një ndër kompanitë që reklamon fuqishëm natyralitetin e produkteve të veta.

Ndërkohë sot, dy markete që kanë një qarkullim të madh klientësh ditor, nxjerrin këtë njoftim.

Edhe përse produktet që i kërkohet klientëve të mos konsumohen janë brënda datës së skadencës, sërish ato janë të dëmshme.

Po çfarë kanë këto produkte dhe përse po tentohet që kjo gjë të kalojë “si pa u vënë re”?

Patjetër që marketi, ose dyqani apo cilido qoftë do ta rimbursojë mbrapsht klientin, por përpara se të na marrin shishet nga duart dhe të na japin lekët, a nuk do ishte e udhës që të thuhej se përse?

Çfarë ka qumështi i “Zepa Natyral” që jo vetëm u tërhoq me urgjencë nga tregu, por edhe i kërkohet konsumatorëve që jo vetëm të mos i konsumojnë, por edhe të shkojnë të marrin lekët mbrapsht.

Njoftimi i ngjitur në banaqet e Big Market dhe Extra Market është korrekt dhe për tu vlerësuar. Po ashtu nuk gjykojmë dot kompaninë “Zepa Natyral”, pasi nuk dimë variantin e saj të historisë.

Por ajo që dimë mesiguri është fakti se institucioni që paguhet miliarda lek në vit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është totalisht jashtë kontrollit.

Këtë njoftim të ngjitur banaqeve të marketeve, përpara tyre do duhej të na e jepte AKU. E cila do duhej të sqaronte egzaktësisht se çfarë ka ndodhur me këtë prodhim, cila është rrezikshmëria dhe si do të procedohet më tej.

Ja për kaq gjë, AKU që merr miliarda lek në vit dhe miliona të tjera nën dorë, hesht dhe nuk di çfarë të thotë.

Një heshtje kriminale, që ngarkon me përgjegjësi penale më së pari AKU e së dyti edhe subjektin prodhues në rast se nuk ka respektuar hapat e nevojshëm të njoftimit në rast se në treg hidhet produkt ushqimor i pasigurt ose i rrezikshëm.

Redaksia e priza.al i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si edhe kompanisë “Zepa Natyral” që një orë e më parë të sqarojnë publikun rreth këtyre letrave të ngjitura banaqeve të marketeve.

Këto produkte i konsumon çdo moshë, duke filluar nga të miturit e deri tek të moshuarit. E nëse diçka nuk shkon në zinxhirin e sigurisë ushqimore, nuk kemi të bëjmë thjesht me një gabim njerëzor, por me një krim masiv, që prek një pjesë të konsiderueshmë të qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *