Rama për median greke: Marrëveshja me Italinë për refugjatët, çështje e tyre, jo e jona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në një intervistë për televizionin grek MEGA, ku u pyet për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët.

Rama theksoi se kjo është një çështje italiane dhe Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj vetëm si vend fqinj, duke përmendur mbështetjen që Italia ka ofruar për shqiptarët gjatë viteve të vështira.

“Ne nuk paguhemi, nuk kemi kërkuar para. Këtu nuk ka asgjë për ne, përveç detyrimit karshi Italisë, e cila është treguar shumë e mirë me ne qysh prej ditës së parë kur ne iu qasëm botës. Ka qenë aty dhe na ka mbështetur në moment të vështirë dhe nuk na ka kërkuar asgjë në këmbim, përkundrazi ka paguar për të na ndihmuar. E kemi marrë si detyrim moral, është detyrim fqinjësie, ne jemi fqinj, ne duhet të bëjmë për njëri tjetrin. Kanë probleme me gjykatën Italiane, ata kanë ndërtuar mjediset, ata duhet të sjellin migrantë, por gjykatat në Itali e kanë bllokuar, kështu që është diçka italiane dhe jo e jona”, u shpreh ai.

Ai e theksoi se Shqipëria ka pasur një rol solidar dhe nuk ka kërkuar asgjë në këmbim.

“Ishte një situatë e vështire gjatë krizave që kishim me Greqinë dhe kur ndodhi që ra zjarr në Greqi ne dërguam të gjithë njerëzit që mundëm aty, sepse ne jemi fqinj. Na është kërkuar dhe nga vendet e tjera, por thamë jo”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *