Rama në spitalin bashkiak në Mirditë: Qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri

Një tjetër infrastrukturë e rilindur spitalore në vend është Spitali bashkiak i Mirditës, që bashkë me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të Shqipërisë, ku tanimë shërbimi jepet në kushte optimale.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Rubik vizitoi mjediset e reja të Spitalit, urgjenca e të cilit pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e kombit.

“Këtu jemi në spitalin bashkiak të Mirditës, i cili si infrastrukturë shëndetësore ka një pozicion shumë të rëndësishëm sepse përveç bashkisë së Mirditës i shërben edhe të gjithë qarkut. Spitali i Mirditës, në fakt, pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti. Me fondet e rindërtimit u bë i mundur rindërtimi nga e para e gjithë infrastrukturës spitalore. E rëndësishme është që shërbimi i urgjencës në këtë spital pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e Kombit. Prandaj, spitali i Mirditës ka rëndësinë e tij si infrastrukturë spitalore. Gjithçka është bërë sipas parametrave të një shërbimi model urgjence.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *