Rama: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me kritika të ashpra ndaj liderit të PD, Sali Berisha, duke theksuar se ai dhe aleatët e tij kanë shpifur për të dhe familjen e tij për një periudhë të gjatë. Rama ka shpjeguar se përballë akuzave të pabaza, si për lidhje me krimin, përdorim droge, dhe pasuri të paligjshme, ai ka qëndruar i duruar dhe i fokusuar në drejtësi.

Ai ka theksuar se akuzat ndaj tij dhe vëllait të tij, Olsi Rama, janë hedhur poshtë nga SPAK, duke i cilësuar ato si manipulime dhe përpjekje për ta dëmtuar politikisht. Rama ka ftuar ata që e akuzojnë për korrupsion dhe pasuri të paligjshme të gjejnë fakte dhe prova, pasi sipas tij, nuk ka asnjë të tillë që të vërtetojë ato akuza.

FJALIMI I PLOTË:

Ky mesazh, është në radhë të parë një detyrim, ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur tërë këto vite, duke më dhënë votën tyre, qoftë edhe njëherë qëkur jam në arenë, e mbi të gjitha ndaj familjes sime – atyre që kam pranë dhe atyre që s’janë më me ne, pa të cilët as do isha ky që jam, as do isha këtu ku jam.

Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare!

Vitin e shkuar, deputeti Gazmend Bardhi, jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama.

E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge, duke krijuar rrethanat tipike të një kallzimi të rremë, përmes një sajese kriminale, mbi bazën e një dosjeje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh.

Në atë dosje u flitkërkesh edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, që vetëm zotëri nuk është, ky personi qenkërkesh im vëlla.

Madje, gjithnjë sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskeshin fshehur identitetin e tim vëllai, në këmbim të favoreve të marra prej meje, që i paskesha promovuar në karrierë që të dy, për këtë favor kriminal.

Nuk jam shpjeguar deri më sot.

Ndërkohë që ky palo djalë bashkë me tutorin e tij, nuk kanë lënë rast pa e rihedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur, kam bërë durim, shumë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë drejtësia me provat e veta.

Më në fund, pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme dhe ka hetuar gjithçka ka konsideruar të nevojshme, SPAK-u deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paindentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë provë apo fakt që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal.

Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *