Vendimi nr. 7 i të dielës së 9 shkurtit 2025, marrë nga gjyqtariErjon Bani, doli në media vetëm 24 orë më pas, më 11 shkurt2025. Vendimi u mor në një seancë maratonë në GJKKO, ku u burgos Erjon Veliaj. Prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumanikërkuan në seancën me dyer të mbyllura të burgosej Veliaj, pasipretendimet për këtë masë sigurie i shoqëruan edhe me debatalla Big Brother me të izoluarin në kafazin e gjykatës, ErionVeliaj.
Vendimi u mor pa praninë e sekretares gjyqësore, në DhomëKëshillimi, por gjyqtari Erjon Bani, me një shpejtësi lavdëruese, e zbardhi atë brenda 16 orësh, ditën e hënë (10 shkurt), ndërsa tëmartën paradite (11 shkurt) vendimi, plot 365 faqe pa asnjëgabim drejtshkrimor, u lexua nga e gjithë media online, pasi“rodhi” vetëm në njërën prej tyre.
Të gjithë mbetën të shokuar nga përmbajtja e vendimit, cilësia e hetimit dhe “kopsitja” e burgosjes së Kryetarit të BashkisëTiranë, Erjon Veliaj.
SKANDAL I MADH!?
Vendimi “Bani” mban 365 faqe të plota, ku tregohen hetime, shifra, prona, llogari, dëshmi për 5 vepra të rënda penale qëdyshohet se i kanë kryer 8 persona, 6 prej tyre biznesmenë, treprej të cilëve shumë të njohur, dhe dy janë kryetari i BashkisëErion Veliaj me bashkëshorten e tij.
Në dosjen publike tregohen rrethanat e çështjes, mbi të cilënprokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë ngritur dyshime tëforta për “korrupsion” e “pastrim parash”, duke shpalosur njënarrativë akuzuese, mbështetur në fjalë, shprehje, togfjalësha me theksime të nxira më shumë se me “bold”.
Fabula e hetimit hodhi në publik një bombë të vërtetëkorruptive, të hetuar nga dy hetuesit e BKH. Ata, së bashku me dy prokurorët, tregojnë në vendim për një sistem të organizuarkorrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të udhëhequrnga kryetari i Bashkisë dhe bashkëshortja e tij. Në qendër tëkësaj vepre korrupsioni dhe pastrimi parash vendoset kryetari iBashkisë, i cili ka shpërndarë fonde publike, të përfituara nga 6 biznesmenë: Gentjan Sula, Fatmir Bekteshi, Elman Abule, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha.
Këta biznesmenë ndërtuan vepra publike me fondet e bashkisë, duke dhënë në favor të Veliajt “ryshfet” në forma të ndryshmeqë fillojnë nga udhëtimet jashtë shtetit deri te pasuritëimobiliare. Sipas hetuesve, mirënjohja e biznesmenëve shkontenë forma të ndryshme për te 8 kompanitë apo OJF-të e AjolaXoxes, ose duke dhuruar në forma të kamufluara pronaimobiliare te ajo, të afërmit e saj dhe ata të Erion Veliajt, kupërfshihen vëllai, bashkë me mamanë e tij.
Vendimi “Bani” thekson“ Kështu, provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ekspozojnëekzistencën e një mekanizmi të mirëmenduar, krijuar dhe vënënë funksion nga shtetasit nën hetim, me qëllim përfitimin ngafondet publike dhe pasurimin personal përmes veprimeve tëkamufluara dhe të paligjshme.”
Por “bold”-i akuzues nxihet sterrë kur përmendet shifra e afro 1.1 milion eurove të gjeneruara me korrupsion (përveç pasuriveimobiliare) nga çifti Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe dhe kulmonqëllimin e tij me përmendjen e shifrës së shpenzuar vetëm përveshje të blera online: rreth 867 mijë euro nga Ajola Xoxe.
Dy prokurorët e SPAK dhe gjyqtari “Bani” shokojnë publikundhe veçanërisht gratë e vajzat e Shqipërisë, kur në vendimburgosjen e Veliajt e “bold”-ojnë:
“Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për tëkonkluduar se shtetasja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjetpersonave të tjerë të afërm me të, për një periudhë kohore prej6 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshjepersonale, fustane, bluza, çanta, funde, pallto, produktekozmetike, buzëkuq, vathë etj., në masën 86,721,175 lekë.”
Sikur të ishte përgatitur me një dinakëri greke të lashtësisë, prekja e unit femëror do shembte për një çast “kështjellën” Veliaj të ngritur në 20 vjet. “Nuk mund të durohet”, menduangratë e vajzat anembanë Shqipërisë online, në prag të 14 shkurtit, kur lexuan sa gjëra personale luksi ishin blerë ngaAjola Xoxa për mirëmbajtjen e saj: “Kjo zonjë s’ka asgjë mëshumë se ne, që të shpenzojë kaq shumë… 400 euro në ditë përveten moj motër. Jo – kjo nuk shkon!”
Aleanca e grave të “lënduara” kapi targetin e kërkuar; xheloziatriumfoi mbi ngjarjen, që nga më e varfra deri te më e kamura, burrat e grave dhe të vajzave po ndiheshin keq nga komentet e tyre, ndërkohë që debati publik u derdh me breshëri mbi temën“brekë”.
Askush nuk i pa elementët e vendimit-bombë për të pyetur: “Ore, a ka ndonjë gjë që nuk shkon në 365 faqe vendim?”
KRONO-VENDIMI
Vendimi i gjyqtarit Erjon Bani, me shumë “bold”-ime, tregon tëvërtetat e një hetimi që nuk mund të fshihet te nënvizimet, shifrat, referencat apo pohimet e të pyeturve me metodën e hetuesisë së vjetër, me emrin e ri BKH.
Lapsusi me gjendjen gjyqësore të “të dënuarit” Erjon Veliajështë asgjë para skandalit në caktimin e gjyqtarit Erjon Bani, me procedurë. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ishte gjyqtare e çështjes“Veliaj” dhe jo Erjon Bani, sipas një grafiku gatishmërie nëGJKKO.
Në pjesën shpjeguese të faqes 5 të vendimit thuhet:
“Gjatë periudhës së gatishmërisë më datë 23.01.2025-ora-09:00 në kuadër të procedimit nr. 27 të vitit 2024, ështëparaqitur kërkesa me Nr. 81, datë 23.01.2025, me Kërkues: Altin Kumara: Objekti: Vleftësimin e paligjshëm të veprimithetimor të sekuestrimit të aparatit celular që i përketshtetasit Altin Kumara, si dhe kërkohet kthimi i këtij aparatitelefoni celular. Ndodhur në këto kushte, duke qenë se mungon gjyqtare Atalanta Zeqiraj për arsye të marrjes sëlejes së lindjes të gjitha kërkesat penale që lidhen me procedimin penal 27 të vitit 2024 gjykohen nga gjyqtari ihetimit paraprak Erjon Bani, në respektim të nenit 278 pika2 të K.Pr.Penale.”
Ky justifikim ligjor i sforcuar tregon se gjyqtarja AtalantaZeqiraj zëvendësohet nga Erjon Bani, pasi merr lejen e paralindjes më 20.1.2025. Erjon Bani, sipas një grafiku tëpërcaktuar për muajin janar, ishte gjyqtar i gatshëm nga data 20.1.2025 deri në datën 26.1.2025. Ky gjyqtar nuk do të merrejme çështjen nëse nuk do të dilte një element “fatlum” me emrinAltin Kumara. Ky i fundit kërkoi më 23.1.2025 “kthimin e telefonit të sekuestruar nga SPAK”.
Meqenëse mungonte gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe kjo kishtepër të shqyrtuar çështjen me nr. 27, pra çështjen “Veliaj”, atëherë gjyqtari i hetimit paraprak për të dy rastet bëhejautomatikisht Erjon Bani. Domethënë, Altin Kumara tërhoqi me procedurë si çështjen “Veliaj”, ashtu dhe gjyqtarin Erjon Bani.
Juristët penalistë këtë justifikim të shortit të GJKKO dhecaktimin në vend të Atalanta Zeqiraj të gjyqtarit Erjon Bani e quajnë “ngecje” me teknikë të pambështetur në ligj. Neni 278, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, që ka përdorur në vendimErjon Bani për të justifikuar përfshirjen e tij në këtë çështje, nuklejon dhe as parashikon që ai të marrë pa short, por me “përthithje”, çështjen “Veliaj”.
Neni 278
Kompetencat e gjykatës së shkallës së parë në hetimetparaprake
1. Gjatë hetimeve paraprake, për rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit, viktimës dhepalëve private, vendos gjykata.
2. Kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake, sipas paragrafit1, të këtij neni, shqyrtohen nga i
njëjti gjyqtar.
Redaksia u interesua për shëndetin e gjyqtares Atalanta Zeqirajdhe ajo është shëndoshë e mirë. Nuk e ka lindur ende fëmijën e dytë të saj, pavarësisht se është larguar 50 ditë më parë ngadetyra, dhe ligji parashikon që nëna mund të largohet nga puna e të paguhet 35 ditë para lindjes së fëmijës dhe 63 ditë pas lindjes, për të përfituar sipas raportit të barrëlindjes. Vetëm nëse znj. Zeqiraj pret binjakë apo trinjakë, largimi i saj 50 ditë më parëmund të justifikohej.
Nëse gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u largua me raport shumë para periudhës së lindjes normale dhe procedura e shortimit tëçështjes “Veliaj” u shkel për t’i rënë “ruleta” e gatishmërisë z. Erjon Bani, atëherë a duhet të dyshohet për një problem madhorpër këtë çështje?
HETIMI QË FLET VETË
Hetimi i çështjes “Veliaj” është udhëhequr nga Ols Dado në 80% të tij dhe Altin Dumani si mbështetës prokuror dhe drejtues iSPAK. Hetuesit e BKH-së, të angazhuar nga Ols Dado, janëSamet Gurguri dhe Besmir Karaxha, të dy pa asnjë eksperiencënë hetim, të dy të emëruar në shkelje të rregullave të rekrutimittë hetuesve të BKH-së, sipas ligjit dhe rregulloreve për këtëqëllim.
Por nuk është qëllimi i kësaj radiografie të hetimit analizimi ifigurës profesionale dhe morale të hetuesve të BKH-së dheprokurorëve të angazhuar me çështjen, pavarësisht se rëndësiaqë ato kanë luan rol determinant në çështjen “Veliaj”.
Hetimi fillon dhe merr shkak nga një informacion apo kallëzimqë një person anonim me emrin Nesti Angoni depoziton në zyrate SPAK. Nuk del qartë nga vendimi i gjyqtarit Bani se si kyinformacion apo kallëzim është administruar nga SPAK; me postë, online, me paraqitje në zyrat e SPAK apo në një formëtjetër që nuk njihet nga rregullat e proceseve penale.
Informacioni në formë kallëzimi mban datën 19 korrik 2023. Pas këtij informacioni, hetuesve të BKH-së iu deshën 7 muaj“hetime” që të arrijnë datën 8 shkurt 2024 për të bërëregjistrimin e procedimit penal për “Korrupsionin pasiv tëfunksionarëve të pushtetit vendor”.
Sipas vendimit, pas 7 muajsh hetimesh “intensive”, hetuesitshkruajnë:
“Nga tërësia e akteve të administruara nga hetuesit e BKH-së, deri në fazën që i paraprin regjistrimit të procedimit penal, rezultoi se… Nesti Angoni kishte të drejtë!”
Po si u bindën hetuesit që Nesti Angoni kishte të drejtë?
Veprimet e kryera nga hetuesit për një periudhë prej 7 muajshpërfshijnë 8 veprime ose thjesht verifikime online në sistemetpërkatëse që posedon SPAK apo policia për të gjithë qytetarët, tëcilat në kushte normale mund të kryheshin brenda një apo disaditësh. Hetuesit e BKH-së harxhuan 8 muaj për të bërë 7 veprime në kompjuter:
• Verifikimi në sistemin e Tatimeve – U kontrollua historikui punësimit për disa individë (Gentian Sula, Arbër Luan Veliaj, etj.) për të parë nëse kishin punuar për subjekte tëcaktuara si AGI KONS, GOEGEL, etj.
• Verifikimi në Regjistrin e Gjendjes Civile – U kontrolluantë dhënat familjare për të konfirmuar lidhjet familjare mespersonave të përfshirë.
• Verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) – U kontrolluan subjektet “AGI KONS,” “GOEGEL,” dhe”Partners Law” për të parë pronësinë, administratorët dheobjektin e aktivitetit.
• Verifikimi në sistemin e Kadastrës – U kryen kontrollembi pasuritë e regjistruara për disa individë (Erion Luan Veliaj, Arbër Luan Veliaj, Ajola Xoxa, etj.), duke gjeturdisa prona në Tiranë, Vlorë, Kavajë, etj.
• Verifikimi në sistemin bankar – U kontrolluan llogaritëbankare për personat e përfshirë, duke u identifikuar llogaritë hapura dhe të bllokuara në disa banka.
• Verifikimi në sistemin TIMS – U kontrolluan lëvizjetjashtë shtetit për disa persona (p.sh., Erion Veliaj dheGentian Sula) për të parë nëse kishin udhëtuar së bashku.
• Deklaratat e pasurisë dhe interesave private – U shqyrtuan deklarimet e pasurisë të disa personave për tëparë nëse kishte pasuri të fshehura ose konflikte interesi.
Në 8 shkurt 2024 (pas 7 muajsh nga kallëzimi i Nesti Andonit) hetuesit referuan regjistrimin e çështjes penale për “Korrupsionpasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe u vijua me hetimete mëtejshme. Pas një stacioni të gjatë 7 mujor, filloi një i dytëmë i gjatë se i pari.
HETIMI QË ÇALON
Stacioni i dytë i hetimit kërkoi 10 muaj të tjerë para se të fillontefaza e përshpejtuar e tij. Nga shkurti 2024 deri në maj 2024vendimi tregon se nuk është kryer ndonjë hetim. Në maj – qershor 2024 janë kryer vetëm 4 veprime, të gjitha veprime qëmund të kërkojnë vetëm një deri në dy ditë kohë, nëse hetuesitdo shkonin thjesht në tre institucione ku janë marrë të dhëna, Kadastër, Drejtoria e mjeteve automotorike (DPSHTRR), Drejtoria e Doganave.
2024
• 08.02.2024 – Regjistrimi i procedimit penal për“Korrupsionin pasiv të funksionarëve të pushtetit vendor”
• 17.05.2024 – Përgjigje nga ASHK për pronat e Erion Veliaj
• 21.05.2024 – Përgjigje e Drejtorisë së Doganave përzhdoganimet e mallrave të Ajola Xoxa (online)
• 28.05.2024 – Përgjigje për mjete nga DPSHTRR
• 24.06.2024 – Përgjigje nga ASHK për pronat e ShqiponjaVeliaj dhe Valbona Xoxa
HETIMI I NXITUAR
Vendimi i gjykatës tregon se nga 12 dhjetori 2024 deri më 24 janar 2025 janë kryer 98% e veprimeve, të cilat burgosën Veliajndhe vendosën masa sigurie për 7 të tjerë, bashkëpunëtorë të tijnë krim. Për një muaj e pak ditë është zhvilluar një hetim iregjistruar nga një anonim.
Pa asnjë precedent të mëparshëm në historinë e jurisprudencëspenale shqiptare, u kryen veprimet që çuan në burgosjen e Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit vetëm për 40 ditë. Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj janë “pini” i hetimit sipasprokurorëve dhe hetuesve. Dëshmitë e tyre, që filluan më 12 dhe13 dhjetor, hapën siparin e shtimit të veprave penale.
Nxitimi për të çuar shpejt dhe më shumë se shpejt tregohet nënjë veprim “hetimor” të datës 21.01.2025, ku hetuesi i BKH-sëkqyr Instagramin e Erion Veliajt dhe gjen një postim të shtatorit2023. Ky veprim hetimor do të bëhej vetëm tre ditë para se çështja “Veliaj” të nisej në gjykatë për masa sigurie personale, ndër të tjera ‘burg’ për Kryetarin e Bashkisë.
Përse ky nxitim “hetimor” vetëm pas datës 12.12.2024, kur nukishte kryer asnjë veprim tjetër që nga data 24.6.2024?
Dhjetor 2024
• 12.12.2024 – Pyetet ekonomistja Adela Kondakçiu
• 13.12.2024 – Pyetet avokatja Greta Domi
• 13.12.2024 – Pyetet për herë të parë Ina Goxhaj
• 17.12.2024 – Pyetet Ergys Krisiko
• 18.12.2024 – Pyetet Reada Lemnusha
• 20.12.2024 – Pyetet Ketrina Braho
• 20.12.2024 – Pyetet Ines Dani
• 23.12.2024 – Kqyrje/marrje në protokollin e Bashkisë Tiranëtë 10 kontratave të sipërmarrjes me kompanitë e biznesmenëve në hetim
• 23.12.2024 – Kqyrje/marrje e dokumentacionit të lejeve ngaE-Lejet në Bashkinë e Tiranës
• 23.12.2024 – Pyetet Ajola Xoxa
• 26.12.2024 – Pyetet Erion Veliaj
• 26.12.2024 – Kqyrje në Bashkinë Tiranë të dokumentacionittë pagesave ndaj “Qendra Muza”, “Froboluos”, “Byl-A”, “ACA”, “BASH-ART”
• 27.12.2024 – Pyetet Erald Ismaili
• 27.12.2024 – Shtohet akuza për korrupsion aktiv dhepastrim produktesh kriminale
Janar 2025
• 06.01.2025 – Pyetet për herë të parë biznesmeni Gentian Sula
• 07.01.2025 – Pyetet për herë të dytë ekonomistja Adela Kondakçiu
• 08.01.2025 – Pyetet Mariza Nito
• 09.01.2025 – Pyetet Elman Abule
• 09.01.2025 – Kqyrje e të dhënave nga sistemi TIMS – Lëvizjet e Fatmir Bektashit me Erion Veliaj
• 09.01.2025 – Pyetet Fatmir Bektashi
• 09.01.2025 – Pyetet për herë të dytë biznesmeni Gentian Sula
• 13.01.2025 – Pyetet për herë të dytë Ina Goxhaj
• 14.01.2025 – Pyetet Anxhela Qunaj
• 14.01.2025 – Pyetet Daniel Garunja
• 16.01.2025 – Pyetet Valmir Xoxa (jep të dhëna me mjaftinteres për hetimin)
• 16.01.2025 – Pyetet Armand Manahasa (shoferi i familjesXoxa)
• 16.01.2025 – Shtohet në regjistër të veprave penale vepra“Deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”
• 17.01.2025 – Pyetet për herë të tretë Ina Goxhaj
• 20.01.2025 – Pyetet Olsi Efthimi (arkitekt)
• 21.01.2025 – Hetuesi i BKH-së kqyr Instagramin e ErionVeliajt dhe gjen një postim të shtatorit 2023
• 22.01.2025 – Bëhet kqyrja e telefonit të Driant Zenelit(artist/skulptor)
• 24.01.2025 – Shënohet në regjistrin e veprave penale veprapenale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
• 24.01.2025 – Dërgohet kërkesa e Ols Dados dhe AltinDumanit në gjykatë për marrjen e masave të sigurimit(burg për Erion Veliajn)
• 09.02.2025 – Jepet vendimi i gjyqtarit paraprak ErjonBani për dhënien e masave të sigurimit
• 11.02.2025 – Del në media vendimi i zbardhur 365 faqe igjyqtarit Erjon Bani
Për të kuptuar nxitimin e hetimeve duhet shkuar te NestiAngoni.
Pjesë nga vendimi:
“Në datë 19.07.2023 është administruar në Prokurorinë e Posaçme një informacion i cili është protokolluar me nr. K536, dërguar nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, me adresë në Rr. “5 Maji”, Nr. 71, Tiranë. Në informacionin e përcjellë fillimisht nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, përmenden disa fakte rreth shtetasit Erion Veliaj, me detyrëkryetar i bashkisë Tiranë, të cilat çmohen si kompromentuesepër një zyrtar publik. Keto fakte, lidhen me funksionin e kryetarittë bashkisë si edhe marrëdhenien e këtij të fundit me shtetasinGenti Sula, pronar i shoqërisë tregtare “AGI CONS”
Pasi Nesti Angoni nuk identifikohet dot kush është edhe psehetuesit e “kërkuan” më kot në gjendjen civile, ata shkruajnë:
“Me administrimin e kallëzimit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga ana e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryerdisa verifikime paraprake, të cilat konsistojnë fillimisht nësigurimin e të dhënave për kallëzuesin, shtetasin e identifikuar siNesti Angoni. Nga rezultatet konstatohet se nuk ekzistojnë tëdhëna për këtë shtetas.”
Megjithëse nuk identifikohet kallëzuesi, hetuesit merrenseriozisht me informacionin që Nesti Angoni shkruan, madje atae citojnë Nestin anonim:
“Të gjitha këto, vijon kallëzuesi, të shtyjnë të mendosh se ku igjeti shtetasi Erion Veliaj mundësitë financiare dhe nëseekzistojnë dokumenta të blerjeve, pagesa bankare etj.”
Nga radiografia e këtij hetimi dalin me detyrim disa pyetje qëkoha do t’i trajtojë dhe më pas do t’u japë përgjigje:
• Kush është Nesti Angoni dhe në çfarë forme mbërriti nëtryezën e SPAK?
• Pse u pritën 7 muaj nga marrja e një informacioni anonimderi në regjistrimin e procedimit penal më 08.02.2024?
• Pse u prit deri më 12 dhjetor 2024 për të filluar një “sulm” të nxituar hetimor, që përfundoi më 24 janar 2025 me kërkesën për burgosjen e Erjon Veliajt?
• A u gjet rastësisht Erjon Bani në këtë “gatishmëri” gjykimi?
Kjo është një radiografi fillestare. Hetimi po shtillet…
Shumë pyetje të tjera do të zbardhen pasi drejtësia të shkojë nëvendin e vet, bashkë me kriminelët dhe prokurorët e vërtetë tësaj.
