Pushime “familjare”/ Endi, Krenari dhe Luana “takohen” në Saint Tropez

Vetëm pak ditë pasi bëri “namin e zi” nëpër redaksi mediash dhe pronarë portalesh se i kishin cënuar privatësinë duke i publikuar një foto nga pushimet, bisnesmeni global Krenar Çoçaj harron çfarë ka thënë për privatësinë dhe po vetë nëpërmjet rrjeteve sociale na njofton që pas Spanjës dhe Greqisë, tani e ka rradhën Franca e më konkretisht bregdeti i Saint Tropezit për të vijuar pushimet. Natyrisht i shoqeruar nga partnerja e kësaj vere znjsh Endi Demneri. Edhe kjo ashtu si partneri po nëpëpërmjet rrjeteve sociale na njofton rregullisht për “endless summer-in” e saj.

Por këto ditë në Saint Tropez nuk gjendet vetëm çifti veror por edhe ish partnerja e Krenarit, moderatorja Luana Vjollcja e cila ashtu si edhe të sipërpërmendurit po nëpërmjet rrjeteve sociale na njoftoi për ditët që po kalon në rivierën franceze në shoqerinë e mikeshave të saj.

Redaksia e priza.al uron Endin, Krenarin, Luanën dhe të gjithë shqiptarët që po pushojnë, për sa më shumë relax freskllik në këto ditë të nxehta gushti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *