Projekti ‘Kompleksi i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të qeverisë

Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndërtesa e ish-Sanatoriumit të Korçës u rrethua me llamarina. Ndërtesa ikonë e ngritur me financimin e mirëbërësit Thoma Turtulli në vitin 1935 ishte prej vitesh e braktisur, pasi u la të degradohej dhe shkatërrohej me gjithçka kishte brenda.

Pas rrethimit, nga zhurma e fadromave dhe mjeteve të tjera të rënda u kuptua se ndërtesa me arkitekturë elegante po i nënshtrohej punimeve. Një plan i publikuar nga kryeministri  në vitin 2023 parashikon veç restaurimit të fasadës së objektit ekzistues, edhe ndërtimin e një godinë të re të pagëzuar “”.

Ndërtimi financohet nga , FSHZH dhe do të kushtojë 395,8 milionë lekë [4 milionë euro]. Referuar të dhënave të pasqyruara në raportin teknik që shoqëron dokumentet e tenderit sqarohet se projekti përfshin një sipërfaqe prej 7036 metra katrorë brenda së cilës gjendet kompleksi i godinave të ish – Sanatoriumit, nga i cili do të konservohet dhe restaurohet vetëm objekti i dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli. Gjithashtu do të realizohet një ndërtim i ri 6-katësh.

Në po të njëjtin raport sqarohet se dy ndërtimet ndodhen mes një zone të  gjelbëruar kryesisht me pisha dhe bredha. Por planet për transforimin e këtij projekti në një godinë universitare ka bërë që shumë banorë në qytetin e Korçës të ngrenë supet të habitur.

Më 5 vitet e fundit, universiteti “Fan Noli” në  ka humbur gjysmën e studentëve dhe shumica e auditorëve janë të zbrazura. Ndërkohë, universiteti “Fan Noli” i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se nuk është i përfshirë në ndërtim dhe nuk ka asnjë marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për menaxhimin e Kompleksit të Dijes pas përfundimit të ndërtimit.

, presidente e Këshillit Rinor në universitetin “Fan Noli” thotë se studentët kanë hapësira të mjaftueshme dhe nuk e kanë ndjerë mungesën e auditorëve edhe gjatë kohës kur po rikonstruktohej Fakulteti Ekonomik.

“Nuk lindi asnjëherë nevoja që të prisnim, apo të mos zhvillonim mësimin. Gjendeshin auditorë të lirë brenda orarit mësimor,” tha ajo.

Kush do e mbushë godinën e re?!

Të dhënat e siguruara nga Universiteti “Fan Noli” tregojnë se në këtë universitet janë të regjistruar 2247 studentë gjithsej në të gjitha programet e nivelit Bachelor dhe Master. Numri i studentëve pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 5 vite më parë, kur kishte 4261 studentë.

Ulja drastike e numrit të studentëve ka përmirësuar raportin sipërfaqe/student për zhvillimin e mësimit në mjediset e gjashtë ndërtesave të këtij universiteti.

“Kemi ambiente të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin. Me aq studentë sa ka universiteti, duke llogaritur edhe që nuk e frekuentojnë të gjithë nuk ka probleme me hapësirat,’ thotë , studente në universitet.

“Nga 14 studentë në degën Menaxhim – Agrobiznesi, frekuentojmë rregullisht mësimin 8. Disa kanë ngelur, disa nuk vijnë,” shtoi ajo.

Në anën tjetër, thuajse të gjitha godinat që janë në funksion të mësimdhënies në Universitetin e Korçës i janë nënshtruar rikonstruksionit gjatë viteve të fundit, përveç ndërtesës së Departamentit të Infermierisë, i cili ka nevojë për punime në infrastrukturë, por edhe laboratorë.

I pyetur në lidhje me kompleksin e Dijes, rektori i universitetit të Korçës,  thotë se deri tani nuk ka asnjë dokument zyrtar për mënyrën e funksionimit të këtij investimi, por ka marrë dijeni nga politikanët lokalë të Partisë Socialiste se Kompleksi i Dijes do të vihet në dispozicion të universitetit dhe do të shërbejë si një Qendër Ekselence.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *