Plan rus për bomba në avionë? REL: Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia po planifikon sulme terrori kundër shënjestrave të paspecifikuara që përdorin aeroplanë, tha kryeministri i Polonisë.

“Nuk do të futem në hollësi. Mundem vetëm ta konfirmoj besueshmërinë e frikës se Rusia po planifikon akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore në gjithë botën”, tha Donald Tusk në një konferencë për media më 15 janar.

Megjithëse tronditëse, komentet e liderit polak nuk ishin të papritura: ka pasur një numër në rritje të incidenteve të dyshimta, alarmuese dhe të pashpjegueshme në muajt e fundit.

Disa prej incidenteve përfshinin linjat ajrore dhe dyshimet se Rusia po kërkonte të vendoste mjete të fshehta shpërthyese në avionë mallrash, ndërsa disa të tjera përfshinin anije që kanë prishur kabllot nënujore./ REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *