E ashtuquajtura bandë e Amant Josifit ka thjesht emrin e tillë. Historia e call centerave që vjedhin në gjithë botën e së fundmi edhe në shqipëri me platformat forex është komplekse dhe janë të përfshirë që nga krerët e shtetit e më poshtë.
Amant Josifi në vetvete ishte pjesë e një ingranazhi që vodhi miliarda. U ekspozua si “shefi” dhe pasi kyçi gojën po bën e ca vite burg.
Por në të vërtetë Amant Josifi nuk ishte “shefi” i askujt. Secili ishte dhe është shefi i vetes, e në vijë fundore ka vërtet një apo dy “SHEFA” për të cilët do të flasim në vijim.
Ajo që u quajt “banda” e Amant Josifit nuk ishte gjë tjetër veçse ca celula të shpërndara nëpër Tiranë që drejtoheshin nga djem të ndryshëm e që një pjesë të fitimeve për shkak të listave që merrnin i çonin tek Amant Josifi dhe “shefi” i vërtetë.
Dy nga personazhet që kanë hapur celula dhe kanë punuar nëpër Tiranë në emër të Amant Josifit janë Klaris Bakiasi dhe Klevis Latifi. Kur “perandoria” e shef Amantit u shpërbë, secili shpejtoi jo vetëm të shpëtonin kokën por edhe të kapnin ndonjë “llokmë” të tregut që la bosh largimi i Amant Josifit.
Klevis Latifi ka vite që ka vendosur që brënda ilegalitetit të punës së vet, të jetë sa më legal. Kështu në vitin 2016 Klevis Latifi së bashku me një person tjetër i cili u largua më pas nga shoqeria, krijojnë kompaninë CALL NETËORK CENTER e vendosur në një nga godinat pranë ish stacionit të trenit.
E kamufluar pas disa kontratave të ligjshme të shërbimit të klientit, në të vërtetë banda e Klevis Latifit është e specializuar në vjedhje me skemat forex e më tej duke i investuar paratë e vjedhura në të tjera bisnese.
Klevis Latifi ka kaluar në emra të njerëzve të tij të afërt prona dhe troje nga Tirana në bregdet të cilat po ndiqen nga redaksia jonë dhe do të publikohen ditë pas ditë.
Ndërkohë personazhi tjetër Klaris Bakiasi edhe pse u kujtua me vonesë që të ishte “bisnesmen”, edhe ai nuk ngurroi ta hapë një kompani. Kështu MVC Production e themeluar më 15 shkurt 2024 është lavatricja e milionave të vjedhura me forex nga Klaris Bakiasi. MVC Production një kompani me objekt realizimin e reklamave, spoteve apo krijimin e strategjive të marketingut, është maska ku Klaris Bakiasi vijon aktivitetin e vjedhjes së europianëve por edhe të investimit në prona dhe troje.
Natyrisht që guximi është i tyre por garancia i buron nga tjetërkund.
“Shefi” apo segmente të policisë së shtetit? Nësë është ky rasti i dytë, ku në Polici të Shtetit paguhet? Tek krimi ekonomik?
-Vijon-
