PIKA E UJIT/ Tirana thahet, Skerdi i “shastisur”. A janë disa video regjistrime arsyeja e hutimit të drejtorit?

Prej muajsh Tirana po vuan mungesën e ujit nëpër rubineta. Nuk po themi “ujë të pijshëm” ashtu siç e paguajmë, por po themi që në kuptimin e parë nuk ka asnjë pikë ujë. As të pijshëm e as me fekale. As me klor e as me baltë. Ujë s’ka.

Por ama UKT ka administrator dhe super administrator.

Skerdi Drenova dhe enturazhi i tij me në krye “dorën e ngrohtë” Joana Nano që kur hynë në UKT u sollën si pushtues. Shkarkime, sjellje arbitrare dhe abuzime morën në shpatulla Skerdi dhe grupi i tij.

 

Pjesa e preferuar e punës së tij, tenderat, nuk u ndalën. Ato vijuan dhe u ndanë sipas oreksit të drejtor Skerdit në proporcion me nevojat e shpenzimeve. Sepse ditëlindja e Joanës në Green Coast kushton. Ashtu siç kushton edhe mirëmbajtja e vilës me gjithë pishinë në Rolling Hills. Siç kushton shumë edhe një Mercedes Benz dhuratë Joanës, bashkë me targat e personalizuara. Kushtojnë këto dhe po nuk “shkruajti” lapsi nuk ka ç’të ndajnë.

Por ndërkohë që tenderat vijuan bashkë me shpenzimet prej sheiku të drejtor Skerdit dhe enturazhit të tij, Tirana u tha për pikën e ujit.

“Pikave” të Ujit, siç kanë quajtur pikat e UKT ka kohë që i ka rënë “pika”.

Drejtori qefli ka disa javë që ka ngritur sytë “në hava”. Skerdi rri si i “shushatur”.

Kur morëm vesh këtë informacion, që drejtori ka disa javë që po rri si i “shushatur”, mendja na shkoi tek fakti që ky hutim dhe mërzi e ka burimin tek uji që nuk po buron nëpër çezma.

Natyrisht një drejtuesi të përgjegjshëm si Skerdi vetëm punët e “ndërmarrjes” mund t’ia prishnin terezinë.

Por priza.al pas interesimit të thelluar rreth gjendjes së hutuar të drejtor Skerdit, mori të dhëna interesante.

Ndoshta drejtor Skerdi nuk e di fare që Tirana nuk ka pikë ujë.

Ndoshta nuk e ka idenë hiç që krahu i tij i zemrës, pra krahu i majtë Joana Nano po shkarkon 220 veta nga UKT me një të rënë të lapsit.

Ndoshta s’e di fare drejtor Skerdi që kryeministri ka thënë që të hiqen fuçitë me ujë majë pallateve se s’ka nevojë, ujë ka boll, e në fakt ujë s’ka.

Drejtorit po i sillen disa “re” të zeza përmbi kokë.

Sipas burimeve të priza.al janë dy video regjistrime që kanë ndikuar në “shushatjen” e Skerdi Drenovës.

Pazare? Ndarje parash? Afere intime?

Çfarë i kanë në dorë Skerdi Drenovës që është “shastisur”?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *