Përmbytje në Durrës, Ministria e Mbrojtjes: Problematika dhe evakuime

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar për situatën e vështirë të shkaktuar nga reshjet intensive të shiut, ku Durrësi është ndër qytetet më të prekura.

Dëmet përfshijnë përmbytjen e banesave dhe ambienteve publike, ndërsa disa familje janë evakuuar dhe akomoduar në Kavalishencë. Forcat e angazhuara vazhdojnë punën për largimin e ujit nga zonat e prekura dhe për mbështetje janë përdorur pompa të fuqishme dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Ndërkohë, nivelet e lumenjve Ishëm dhe Erzen kanë pësuar një rritje, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *