Përmbyset furgoni në Rrugën e Arbrit

Një aksident është regjistruar në rrugën e Arbrit. Një automjet tip furgon është përmbysur në rrugë teksa lëvizte në drejtim të Qarkut Dibër.

Furgoni në të cilin ndodheshin dy persona fatmirësisht nuk ka dalë jashtë rruge, ku mund të ishte fatale për personat që ndodheshin në të.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që ju kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga automjeti të dy personat të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *