PD çon Gëzim Topçiun në SPAK: Asfalt elektoral, tendera dhe punësime

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Në qendër të denoncimit janë tre akuza kryesore: asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore.

PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.

“Bëhet fjalë për një skemë të qartë të keqpërdorimit të fondeve publike në prag të zgjedhjeve për të ndikuar te votuesit dhe për të forcuar pozitat e mazhorancës në pushtet,” thuhet në reagimin e PD.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *