PAZAR I PARALAJMËRUAR NGA PRIZA.AL/ Sot Parlamenti shkel ligjin, Rama ka votat, Berisha ka heshtjen! Adela Xhemali drejt AMF në konflikt interesi

Mbarimi i mandatit të znj. Mimoza Kaçi në krye të AMF solli nisjen e bisedimeve, pazareve, kulisave zyrave dhe restoranteve të rëndësishëm në Tiranë. Emri që do ta pasojë në detyrë, ka rëndësi të veçantë për bisneset, aktiviteti i së cilëve lidhet drejtpërdrejt me ekonominë shqiptare.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, sot do të zgjedhë drejtuesin e ri.

Kabineti i Këshillit të Ministrave i ka propozuar parlamentit që të votojnë sot emrin e znj. Adela Xhemali. Anipse ky propozozim që ende në këto çaste nuk është votuar ende, është i jashtëligjshëm.

E bën të jashtëligjshëm emrin e znj Adela Xhemali konflikti i interesit, rregullore e institucionit që do të drejtojë.

Konkretisht neni 5 i ligjit të funksionimit të AMF që flet për konfliktin e interesit, e përcakton qartë kriterin që e “përjashton” zonjën Xhemali nga pretendimi për këtë post.

Prej shumë vitesh, deri në maj të vititt 2025 bashkëshorti i znj Xhemali ka mbajtur pozicionin e CEO se Fondit të Investimeve në një bankë të nivelit të dytë.

Dhe pikërisht ky fond investimesh drejtuar nga bashkëshorti, do të jetë objekt kontrolli nga institucioni që drejtohet nga bashkëshortja.

Pra njëri ka firmosur, se çfarë dhe si këtë sdo ta marrë vesh askush, pasi kontrollin do tja bëjë e shoqja.

Ky është një pjesë e rendit të ditës, miratuar nga grupet parlamentare e cila sot kalon në seancë plenare. Siç shihet, në fund të seancës sot, deputetet do kenë shkelur ligjin dhe do të kenë votuar emrin e znj Adela Xhemali.

Në gjithë këtë histori ku Këshilli i Ministrave kapet në shkelje flagrante të ligjit duke I dërguar kuvendit të votojë një emër në konflikt interesi, heshtja e opozitës është për tu “admiruar”.

“Gardistët” e ligjeve që shkelen dhe “ruajtësit” e interesit publik, ajo që nesër pretendon të vijë në pushtet për të mos shkelur ligjin siç po e shkel Edi Rama sot, në fakt po e shkel ligjin pa asnjë pushtet në dorë.

Po e shkel ligjin duke mos kryer detyrën kushtetuese për të cilën është votuar.Të ngrejnë zërin, për këtë emërim të jashtëligjshëm të znj Adela Xhemali.

Por çuditërisht, gjatë gjithë këtyre javëve që diskutohet emri për kreun e ri të AMF, opozita ka heshtur.

Kaq ka në dorë për të suportuar Edi Ramën, dhe kaq bëjnë. Meqë nuk mund ta votojnë PRO, të paktën heshtin dhe kështu e kanë “bekuar” procesin.

Injorancë apo pazar, kjo nuk ka më asnjë lloj rëndësie. Ajo që vlen është fakti se PS dhe PD sot i bën bashkë shkelja e ligjit.

Adela Xhemali do të miratohet për në krye të AMF me votat e PS dhe heshtjen e PD!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *