Unit Power është një kompani që është themeluar në 10 maj të vitit 2023 nga dy ortakë. Njëri është Aleks Male ndërsa tjetri është Flavjo Koços i datëlindjes 2001. Kemi të bëjmë me një 24 vjeçar që ka potencial ekonomik të investojë në sektorin e ndërtimit, në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës.

Ndërkohë, ortaku i tij shtetasi Aleks Male vjen si bashkëthemelues i Unit Power pasi më parë në vitin 2021 ai ka themeluar një tjetër kompani që quhet Unit Studio. Ndërkohë që emri i Aleks Males na çon në një rrjet kompanish të cilave nuk i dihet kapitali, burimi dhe as përfituesit fundorë për të cilat do të flasim në vijim.

Kështu këta dy djem, njëri 36 vjeç dhe tjetri 24 vjeç arritën të marrin leje ndërtimi dhe zhvillimi pranë TEG. Projekti i prezantuar nga kompania Unit Power që përfshin palazzina dhe vileta si dhe ambiente rekreacioni është një investim që kalon 15 milionë euro pa përfshirë taksat.
Përpara disa ditëve, redaksia jonë i është drejtuar me një email zyrtar administratorit të kompanisë,
z Aleks Male.
Përgjigje nuk morëm edhe përse kanë kaluar disa ditë, dhe në këto kushte, duke qenë se pyetjet nuk mund të mbesin pa përgjigje, po nisim ne si redaksi të zbardhim ortakët dhe burimin e investimit dhjetra milionë euro tek dera e Mai Tai-t.
E kuptojmë administratorin e shoqerisë Aleks Malen i cili nuk përgjigjet dhe për këtë ka disa arsye, ose siklete.
Nuk ka se si të japë një përgjigje Aleks Male për pyetjet e mësipërme pasi nuk ka asnjë ide. Ai është thjesht prestanome për vëllain e tij, shtetasin Gjergji Male, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Dhe duke qenë se pronari dhe “nëna” e punëve në familjen Male, është drejtor Gjergji, vëlla Aleksi nuk di çtë thotë.
Po ta zëmë se këtë vështirësi e kalon Aleksi dhe na jep një përgjigje se do pyesë vëllanë.
Por nuk ka ctë na thotë për ortakun tjetër. Për ndërtuesin Flavjo Koços, sot 24 vjeçar. Ortaku Flavjo Koços në fakt këtë nuk e ka bisnesin e parë. Ai është bërë bisnesmen që në moshën 18 vjeçare duke themeluar disa kompani që vlejnë miliona euro, e nëpërmjet të cilave janë qarkulluar dhjetra milionë euro të tjera e tashmë po investohen në rezidenca luksoze.
Duke qënë se Flavjo Kocos na rezulton një gjeni bisnesi që në moshë të vogël, kërkuam se mbase ka përfituar ndonjë ndihmë tip “start up” nga qeveria ose bashkia si bisnes i ri.
Por skishte patur aspak nevojë që të përfitonte një grant nga shteti. Start up-i i Flavjo Kocos ishte babai i tij, shtetasi Arben Koços.
Jemi mësuar që në përgjithësi janë fëmijët që rrinë në “hijen” e baballarëve, por në rastin tonë, është baba Arbeni që rri nën “hijen” e të birit 24 vjeçar.
Edhe kjo me arsye, aspak pa arsye. Shtetasi Arben Koços është një person i hetuar, arrestuar dhe dënuar nga drejtësia shqiptare për evasion fiskal dhe fshehje të ardhurash.
Kjo një histori e ndodhur së afërmi, në vitin 2022.
Por çfarë lekësh kish fshehur dhe çfarë evazioni kishte bërë?
Sipas dokumenteve dhe hulumtimeve shtetasi Arben Koços rezulton i përshirë në një kartel kompanish, të cilat janë të skeduara nga insitucionet si për skema mashtrimi me tvsh dhe rimbursime ashtu edhe për krime të tjera të karakterit financiar.
Dhe këto kompani të ndërtuara kishin një kapital fillestar, që vjen nga Greqia. Por për këtë pjesë do të flasim në vijim.
Pra shtetasi Arben Koços, i dënuar nga drejtësia shqiptare dhe jo vetëm, fshihet pas një rrjeti kompanish që e ka kamufluar në emrat e disa personave dhe kryesisht dy djemve të tij.
Këta subjekte, të gjithë bashkë duhet të jenë objekt i thelluar i një hetimi sepse UNIT POWER është kompania që ndërthur korrupsionin politik me krimin e rrugës, të cilët duke kaluar vitet, kamuflohen si bisnesmenë të ndershëm dhe tashmë investojnë miliona euro në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës siç është zona e Lundrës.
Priza.al do të vijojë ditë pas dite të publikojë dosjen e plotë të aktivitetit të Arben Koços dhe bashkpuntorëve të tij në Greqi të cilët pas jetës së “rrugës” në shtetin helen, u kthyen krenarë dhe bisnesmenë në Shqipëri.
Si arriti Arben Koços që nga një i dënuar në disa shtete, të fshihet pas djemve të tij, dhe të hedhin në treg miliona euro të cilat tashmë do pasqyrohen në sytë e të gjithë publikut si një rezidencë madhështore banimi.
Vijon
