ONE VENDOS DIKTATURË/ Bllokon mediat informative dhe domainet shqiptare, me çfarë të drejte censuron?

Kompania ONE ka bllokuar disa nga mediat informative dhe pjesën më të madhe të domaineve shqiptare.

Rrjeti “ONE” ka shënuar si të pasigurta një pjesë të mediave me domain “.al” dhe jo vetëm, por edhe faqen e Kryeministrisë.

Në lajthitjen e saj, ONE udhëzon që të mos hysh në disa media informative madje as në faqen e Kryeministrisë pasi është e pasigurtë.

Sipas lajthitjes së ONE, nëse aksesohet faqja e kryeministrisë apo mediave me domain “.al” mund të përpiqen të vjedhin të dhënat, si paswordet, mesazhet apo kartat e kreditit).

Kjo është “çmenduria” e radhës e ONE pas problemeve të vazhdueshme që kjo kompani ka në shërbimin e saj ndaj klientëve, denoncimet ndaj së cilës kanë qenë të panumërta nga qytetarët./ CNA

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *