Nga “Marvel brand” tek “Rudoz”, “Lita brand”, “Punto” etj, të gjitha subjektet që “mbytën” tregun me veshje falso të ndaluara nga ligji, dogana dhe krimi ekonomik pjesë e krimit

Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare, që ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së.

Produktet imitime të markave luksoze nuk do të futen dot më në Shqipëri.

Me një ligj të ri, Shqipëria ka forcuar masat për të mbrojtur markat tregtare dhe për të luftuar falsifikuesit e tyre. Çdo produkt “fake” nga tregtarët apo qytetarët do të bllokohet në pikat doganore.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Pra e thënë ndryshe çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Guçi, Armani, Louis Vuitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo prodhim zyrtar i këtyre kompanive, do të bllokohen në doganë.

Kjo do të jetë një goditje për firmat që imitojnë këto kompani dhe tregtarët që deri më tani importonin pa kriter këto mallra jo cilësore, duke i shitur me çmime të lira në treg.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë.

Pra teorikisht që me datë 16 gusht, çdo produkt falso nuk do duhej më të futej në Shqipëri dhe aq më pak të tregtohej. Por duket se kjo gjë nuk gjen zbatim, duke e kthyer këtë cështje në një skandal të moszabimit të ligjit.

 

Priza.al kontaktoi ditë më parë me disa prej dyqaneve duke u interesuar për produkte të ndryshme.

Dyqanet u treguan të sinqertë që produktet nuk janë origjinale, ama janë cilësi e parë. Dhe këtu po flasim për veshje që fillojnë nga 60 euro deri ne 600-700 euro. “Cilësia e parë”.

Pas publikimit të shkrimit të parë, përveçse ndërhyrjeve për ta ndërprerë këtë temë, nuk pamë ndonjë reagim nga ana e insitucioneve shtetërore. As nga Dogana që të sqarojë se si kanë hyrë këto produkte në vënd, dhe as nga Policia e Shtetit apo Krimi Ekonomik.

Ne si redaksi konktakuam sërish disa dyqane të tjera, të cilët hapur e pranojnë falsitetin e produktit që shesin.

Ka një ligj, por gjithashtu ka edhe një shkelje të ligjit në sy të të gjithëve. Madje ligji po shkelet duke bërë pjesë të “procesit” insitucione shtetërore duke filluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e deri në Policinë e Shtetit.

Vijon

 

©priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *