/Priza.al/
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në kryeqytetin, Abu Dhabi, ai u takua me homologun e tij, sheikun Saif bin Zayed Al Nahyan. Çuçi shprehet se marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve është gati për t’u nënshkruar. Sipas tij bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë ka impakt edhe në zhvillimin e ekonomisë. Ministri Çuçi përmend gjithashtu liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Postimi i plotë
Sign in to your account