Në një vend ku nuk ka llogaridhënie, kompania Zepa Natyral sqaron: Ja përse i tërhoqëm produktet nga tregu

 

Që diçka të mos shkojë siç duhet në një proces pune, cilado qoftë lloji i punës, është dicka që ndodh.

Ndodh nëpër botë, ndodh në Shqipëri, ndodh kudo.

Kështu një inspektim rutinë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit zbuloi një problem tek një nga lotet e “Zepa Natyral” produkti qumësht 1 litër.

Pasi u njoftua kompania, u bë dhe tërheqja e produktit nga marketet duke njoftuar dhe konsumatorin.

Arsyeja nuk u bë publike dhe as konsumatorin nuk e njoftoi njeri, dhe për këtë motiv, redaksia e priza.al iu drejtua me një email zyrtar kompanisë “Zepa Natyral”. I kërkuam kompanisë një reagim rreth situatës.

Në një vend ku llogaridhënia është “luks” dhe kushdo tenton të fshihet, menduam që edhe Zepa Natyral do të mbante këtë “standard” dhe duke u fshehur pas procedurave do t’i bishtnonte një përgjigjeje.

Por ata reaguan duke kthyer një përgjigje të cilën duke e falenderuar kompaninë për korrektesën, po e publikojmë të plotë

Pas përgjigjes korrekte që morëm nga kompania, u interesuam pak më në thellësi për çështjen në fjalë. Kështu sipas burimeve të priza.al pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ky lot u tërhoq nga tregu pasi në të ishte konstatuar prezencë aflatoksine një substancë e dëmshme për njeriun, e cila tek qumështi dhe nënproduktet e tij, vjen si pasojë e ushqimit që hanë lopët. Pra aflatoksina “jeton” në jonxhë ose në çdo lloj ushqimi tjetër që merr lopa dhe nga ushqimi i konsumuar e pasqyron aflatoksinën në qumështin e prodhuar.

 

Çfarë është aflatoksina dhe çfarë shkakton?

 

Aflatoksina prezente në qumësht, në nënproduktet e qumshtit apo edhe në drithrat që janë për konsum njerëzor dhe për arroret, kur bëhet akumulative është përgjegjëse për kancerët në mëlçi, prish funksionin e veshkave, domethënë ka dëme njerëzore.”

Aflaktoksina shkakton:

1. helmime akute ose kronike

2. kancer të mëlçisë

3. çrregullime metabolike

4. çregullime kronike të imunitetit

5. efekte helmuese

6. dhimbje barku

7. të vjella

8. hemoragji të brendshme

9. vështirësi në frymëmarrje

10. dëmtime të sistemit nervor

11. gjendje komatoze ose vdekje të sëmurit

 

Vetëm Zepa Natyral?

Problemet e sigurisë ushqimore janë të panumërta. Mes dhjetra mijërave produkteve që prodhohen në vend apo importohen ka me mijëra probleme. Në çdo fushë ushqimore, çdo lloj prodhimi nga sallamrat, bulmeti, e deri tek frutat apo edhe buka kanë “hilet” e veta që në fund në kuptimin e parë të fjalës “e ha” konsumatori.

Për të gjitha këto probleme që redaksia jonë i ka trajtuar herë pas here, ka një institucion që quhet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që duhet të përgjigjet.

AKU duhet të kontrollojë të gjithë zinxhirin ushqimor, që nga prodhimi e deri tek konsumatori, ose edhe në rast se janë të importara, që nga importi e deri tek konsumatori.

Por për shkak se ka mbi një vit që AKU nuk ka stabilitet në drejtim për shkak të ndërrimit të shpeshtë të drejtorëve, abuzuesit kanë ngritur “krye” dhe konsumatori është akoma më shumë i pasigurt.

Raste si ky që po trajtojmë natyrisht që ndodhin kudo, madje dhe në fabrika dhe firma me emër në mbarë globin, por ama ky lloj insitucioni që quhet AKU përveçse duhet rikthyer në mënyrë të menjëhershme në efiçensë të plotë, por edhe duhet të jetë pak më transparente ndaj publikut.

Mosfunksioni normal i institucionit qendror që kujdeset për sigurinë ushqimore, është hallka e parë e shkëputur e zinxhirit ushqimor, që përfundon në tavolinat e konsumatorëve.

Duke mos patur në asnjë moment vend për panik as mediatik dhe as në popullatë, do të ishte në funksionalitetin normal të AKU që të sqaronte publikun për rreziqet që paraqet x situatë e krijuar, dhe për mënyrat se si duhet ruajtur konsumatori.

Çdo heshtje, shkakton amulli. Dhe amullia në një sektor të ndjeshëm siç është siguria ushqimore, është një problem shoqeror dhe jo më thjesht një çështje teknike funksionaliteti institucioni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *