Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e sotme Jamarbër Malltezin për t’u marrë në pyetje lidhur me aferën ‘Partizani’. Kjo është hera e parë që Malltezi thirret për t’u marrë në pyetje që kur ndaj tij u vendos masa arrest në shtëpi. Seanca është planifikuar në orën 10:00 me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e ‘korrupsionit’ dhe ‘pastrimit të parave’ në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendosmasa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë.
