Ndërtues që ka lindur në vitin 2001, ja dy bisnesmenët që do ndërtojnë rezidencë miliona euro pranë TEG

Unit Power është një kompani që është themeluar në 10 maj të vitit 2023 nga dy ortakë. Njëri është Aleks Male ndërsa tjetri është Flavjo Koços i datëlindjes 2001. Kemi të bëjmë me një 24 vjeçar që ka potencial ekonomik të investojë në sektorin e ndërtimit, në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës.

Ndërkohë, ortaku i tij shtetasi Aleks Male vjen si bashkëthemelues i Unit Power pasi më parë në vitin 2021 ai ka themeluar një tjetër kompani që quhet Unit Studio. Ndërkohë që emri i Aleks Males na çon në një rrjet kompanish të cilave nuk i dihet kapitali, burimi dhe as përfituesit fundorë për të cilat do të flasim në vijim.

Kështu këta dy djem, njëri 36 vjeç dhe tjetri 24 vjeç arritën të marrin leje ndërtimi dhe zhvillimi pranë TEG. Projekti i prezantuar nga kompania Unit Power që përfshin palazzina dhe vileta si dhe ambiente rekreacioni është një investim që kalon 15 milionë euro pa përfshirë taksat.

Përpara se me informacionet që mediat disponon të aludohet se kush fshihet dhe çfarë lekësh po investojnë, redaksia e priza.al i është drejtuar me një email zyrtar z. Aleks Male duke I kërkuar informacion.

Për transparencë të publikut do të sjellim dhe tekstin e plotë të emailit, i cili deri në këto momente është pa përgjigje:

 

Pershendetje z. Male

Ju kontaktojme nga redaksia e priza.al (www.priza.al) 

Ne baze te nje investigimi te kryer nga ana jone rreth kompanive qe ju zoteroni, nepermjet pyetjeve te meposhtme do te donim pergjigjet tuaja perpara se ky material te publikohet per te qene te hapur dhe transparente. Duke shpresuar ne nje pergjigje, me poshte pyetjet:

 

1- Me 18.05.2021 keni themeluar kompanine Unit Studio. 

-Cili eshte aktiviteti real qe ka kryer shoqeria? 

-Cilat jane faturimet qe ka kryer kompania? 

-Cfare xhiro ka te deklaruar kompania nga themelimi deri me sot? 

-Sa eshte fitimi i kompanise pas pageses se taksave?

2-Me date 10.05.2023 se bashku me shtetasin Flavjo Kocos themeloni kompanine Unit Poëer. 

-Cfare sherbimesh ka ofruar apo kryer kjo kompani?

-Sa te punesuar ka patur apo ka aktualisht? 

-Cilat jane subjektet apo kompanite qe jane faturuar nga ana e Unit Poëer? 

-Nga maji i vitit 2023 deri ne shtator 2025 sa eshte xhiro e kompanise?

-Pasi keni depozituar bilancet, dhe jane kryer pagesat e taksave dhe gjithshka tjeter, si rezulton kompania? Me humbje apo fitim?

3-Nepermjet kompanise Unit Poëer keni nisur investimin per nje kompleks residencial ne afersi te Teg. 

-Sa eshte vlera e parashikuar per tu investuar? 

-Cfare bilancesh keni deklaruar ne tatime? 

-Cili eshte burimi i investimit? 

Duke ju uruar dite te mbare, mbetemi ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj

Këto janë pyetjet drejtuar administratorit të kompanisë Unit Poëer, e cila do zhvillojë një projekt banimi dhjetra milionë euro mu përballë derës së godinës ikonë të zonës “Mai Tai”.

Është e drejta e çdo subjekti që të investojë, ashtu siç është e drejta e medias dhe e publikut që të interesohet se nga e kanë burimin dhjetra milionë euro që kalojnë në duart e disa djemve të rinj në moshë, të cilët mesiguri nuk janë pronarët reale të atyre parave.

Ndërkohë që qytetari i thjeshtë duhet të “ulë edhe brekët” për të dhënë llogari përpara ligjit për çdo budallik të mundshëm, disa anonimë, të urtë apo të fortë, “profesorë” apo gangsterrë, me syze apo me krahë të fryrë vinë vërdallë nëpër Tiranë duke u vetëshpallur bisnesmenë dhe të paprekshëm.

Bisnesi të lulëzojë dhe të zhvillohet ama është e udhës që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *