Ndëron jetë babai i Hashim Thaçit, Osmani: Kontributi i tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes

Babai i ish presidenti të Kosovës Hashim Thaçit ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Më 13 mars Hashim Thaçi erdhi në Kosovë dhe vizitoi babain e tij pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vdekjen e babait të hashim Thaçit dhe i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmëve. Osmani shprehet që kontributi dhe dashuria e tij për atdheun të shëndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën. Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi. Qoftë i përjetshëm kujtimi tij”, shkroi Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *