Sot Mulit i çuan listën e financuesve të Fundo-rinës, me letra dhe listën informale.
Muli u trondit shumë.
I pari në listë dhe më i rëndësishëm nga oligarkët e Ramës, ishte Luca.
I hodhi një sy shumës dhe u bë shumë xheloz.
– Si ka mundësi, – tha me vete. Ta dijë Rama këtë gjë vallë?
Pastaj u kujtua që Fundo-rina, sa herë takon ndonjë oligark, u tregon një mesazh nga Rama dhe fillon kasetën “I thashë Ramës… më tha Rama…”, derisa u merr reklamë si njeriu i Ramës.
Tronditja e dytë ishte që financimet më të mëdha ai i kishte nga kompania “Gogle”, që është e vëllait të lali Erit.
– Po si ka mundësi, – tha Muli, – ky mbahet si armik i lali Erit dhe vëllai i tij e financon, madje me faturë tatimore!
– Dëgjo, – i tha Lelo, – kjo punë duhet sqaruar.
Ky i merr reklamat nga ONE, dhe e ka pasur gruan me punë te ONE.
– Po ti ku e di, e pyeti Muli?
– Mbaj mend një shkrim të një gazetari që e sulmonte ky Fundo-rina, dhe ai iu përgjigj:
“I dashur Fundo-rinë, kur të vish në Tiranë të mbledhësh lekët e gjobave kundër meje që t’i jep Ahmetaj, Ahmetaj të zëvendëson në Gjermani.”
Gjatë gjysmë ore e hoqi shkrimin. Ky është rasti i parë që Fundo-rina pagoi gjobë
