Moti i keq në Shkodër/ Reshje bore dhe temperatura të ulëta në zona malore

Qarku i Shkodrës po përballet me mot të paqëndrueshëm, ku ka reshje bore dhe temperatura të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Disa zona kanë pësuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në akset rrugore malore, bora është e pranishme dhe ka erë të fortë, duke kërkuar përdorimin e gomave dimërore. Kontraktuesit janë në gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Aksi rrugor Boge – Breg Lumit është i kalueshëm, ndërsa disa fshatra si Shale dhe Shosh janë pa energji elektrike.

Ndërkohë, në zonën e Fushe-Arrez, bora ka arritur 20 cm, duke bllokuar disa rrugë rurale dhe duke shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Situata po monitorohet vazhdimisht për çdo problematikë të mundshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *