Moti i keq në Itali, përmbyten rrugët, uji rrëmben makinat

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës. Si pasojë janë bllokuar rrugët si dhe automjetet janë rrëmbyer nga rrjedha e ujit.

Menjëherë zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mbi 100 operacione shpëtimi, kryesisht me mjete fryrëse, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.

Lumenjtë kishin dalë nga shtrati dhe kanë krijuar rrëke balte duke përmbytur zonat urbane dhe duke marrë me vete makinat.

Gjithashtu edhe Kalabria është prekur nga moti i keq dhe kryetari i bashkisë së Caatanzaros Nicola Fiorita ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljen nga shtëpia në mënyrë që të garantojnë sigurinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *