Misteri/ Kush e grisi në Rinas letrën e Zyrës Angleze të Emigracionit që ndalon Klod Allajbeun të shkelë në UK? Dritëhijet e 12 orëve të fundit dhe përse Aeroporti nuk bën transparencë por kërkon “spiunin”

Pasditen e djeshme në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit i ka vajtur një shkresë nga Zyra e Emigracionit e Mbretërisë së Bashkuar, ose sicc njihet ndryshe Home Office.

Në këtë shkresë që iu përcoll TIA nga Zyra e Emigracionit thuhej se shtetasi Klodian Allajbeu i cili kishte prerë biletë për udhëtimin e sotëm Tiranë-Londër, NUK duhej lënë të udhëtonte dhe të shkelte shtetin anglez.

Ditën e sotme në ambientet e terminalit “VIP” të Aeroportit të Rinasit, pasi u paraqit në sportel, shtetasit Klodian Allajbeut iu bë me dije VENDIMI i zyrës së Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Menjëherë pati një reagim të ashpër nga ana e Allajbeut i cili me telefon në dore e vesh, nisi të japë e të marrë me persona të ndryshëm.

Pas një debati të gjatë dhe një sërë kërcënimesh, përfundimisht Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit në kuptimin e parë të fjalës, e grisi shkresën e Zyrës së Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar duke pranuar pretendimet e Allajbeut se: “Ju nuk jeni askushi të më ndaloni, këtë problem e zgjidh vetë në Angli”…

Me kaq argument, shkresa u gris, trau u hap dhe Klodi fluturoi drejt Londrës. Dhe e gjithë kjo në shkelje flagrante të ligjit nga ana e drejtuesve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe nga ana e Policisë së Shtetit të cilët ishin të detyruar që shkresën zyrtare të Zyrës së Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar ta merrnin parasysh.

Jo vetëm që ligji nuk u mor parasysh dhe shkresa u gris, por në vend që të bëhej transparencë ndaj këtij rasti tejet të rëndë, drejtuesit e Aeroportit zgjedhin të “mbyllen” në një zyrë mbledhje në sallën “VIP” dhe të kërkojnë “spiunin”.

Përse ju duhet emri i “spiunit” nëse jeni konform ligjit?

Përse ju duhet emri i “spiunit” nëse asgjë nuk ka ndodhur?

Përgjigjet e këtyre më sipër ne i dimë, por nuk ju ndihmojmë dot. Ato që nuk dimë janë pyetjet e mëposhtme:

1-Kur u vutë në dijeni nga Zyra e Emigracionit e Mbretërisë së Bashkuar për urdhrin e ndalimit të fluturimit për Klodian Allajbeun?

2-Kush e dha urdhrin që letra të grisej?

3-Përse nuk u zbatua ligji dhe procedura si në raste të ngjashme?

4-Çfarë halli i bëri bashkë që të zgjidhnin hallin e Klod Allajbeut, Policinë e Shtetit dhe Aeroportin e Rinasit?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *