MIRGIT VATAJ/ Ja si po tenton që me lekët e vjedhura të shoqerisë civile të fitojë mandatin për Partinë Socialiste në Tiranë

Ndër dhjetra emrat që kandidojnë për zgjedhjet që mbahen pas pak ditësh, në listat e partisë Socialiste ndër të tjerë bie në sy një emër. Ai i Mirgit Vatajt. Partia Socialiste e kandidon si një prurje nga shoqeria civile. Por që njerëzit ta kuptojnë çfarë është “shoqeria civile”, po ia shpjegojmë me fjalë të thjeshta. Kjo që këta e quajnë “shoqeri civile” nuk janë as më pak e as më shume se shoqatat dhe OJF e ndryshme që marrin fonde dhe miliarda dhe nëpërmjet ca fotografive dhe ca faturave fiktive fusin në xhep miliarda lek të taksave tona dhe të qytetarëve europianë.

Ky është rasti i kandidatit Mirgit Vataj. Një djalë që 12 vitet e fundit të jetës së tij i ka kaluar duke ndërtuar një rrjet organizatash dhe shoqatash nëpërmjet të cilave ka qarkulluar miliarda lek projekte.
Një informacion i ardhur në redaksinë e priza.al vë në dijeni për një dosje të plotë me abuzime dhe me një skemë të mirëorganizuar se si Mirgit Vataj ngriti një rrjet organizatash dhe nëpërmjet aktiviteteve dhe faturimeve fiktive qarkulloi qindra mijëra euro.
Priza.al në vijim do publikojë dosjen e plotë të abuzimeve të organizatave të Mirgit Vatajt nëpërmjet viteve 2015-2022.
Dhe sot në cilësinë e kryetarit të Urdhrit të Punonjësve Socialë dhe të “aktivistit” të shoqerisë civile, Mirgit Vataj kërkon të katapultohet në politikë.
“Vjedhja intelektuale” e cila është e vështirë për tu gjurmuar të cilës i referohet Altin Dumani, është rasti që i përshatet Mirgit Vatës dhe fushatës së tij elektorale, të cilën po e financon me lekët që i mori qeverisë dhe bashkisë për të bërë projekte sociale për shtresat në nevojë në emër të organizatave te tij dhe te tjerave qe jane pjese e rrjetit te OJF-ve qe ka ngritur nepermjet njerezve te tij te besuar.
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *