Minatorët në Bulqizë vazhdojnë protestën, kërkojnë paga më të larta

Protesta e minatorëve në Bulqizë ka hyrë në ditën e tretë, ku rreth 600 minatorë kërkojnë realizimin e disa kërkesave kryesore. Ata kërkojnë ngritjen e pagës dhe heqjen e punës së detyrueshme të shtunave.

Minatorët kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta mund të përshkallëzohet në grevë urie dhe bllokimin e evadit të kromit.

Ndërkohë, kompania ka kërkuar bisedime, por minatorët thonë se aktualisht janë të pa mundur për realizimin e ngritjes së pagës. Gjatë ditës së sotme, ka pasur prani të forcave të policisë në Bulqizë, duke treguar se situata po monitorohet nga autoritetet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *