Në vitin 2022 Turqia u përfshi në një valë masive zemërimi. Me dhjetra mijëra investitorë kishin rënë pre e një mashtrimi të një “gjeniu të kriptomonedhave” që quhej Faruk Fatih Özer. Djaloshi arriti të mbledhë plot 2.7 miliardë USD nëpërmjet një platforme mashtruese investimesh në kripto dhe më pas u zhduk. Një valë arrestimesh përfshinë Turqinë asokohe duke përfshirë kunatën e Faruk Fatih Özer si dhe një numër të madh bashkpuntorësh të tij.
Por ai vetë nuk u kap në Turqi. Pas një përiudhe të gjatë në kërkim intensive, policia turke e lokalizoi në Shqipëri e më konkretisht në një vilë në një rezidencë në Dhërmi.
I shoqeruar nga disa bashkëpunëtorë shqiptare, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga një operacion i përbashkët turko-shqiptar dhe menjëherë iu dorëzua autoriteteve turke.

Para pak ditësh, ai u gjet i vdekur në një burg në qytetin e Takirdagut, ku sipas autoriteteve ai u vetëvra.
Vdekja e tij, i vuri kapakun njëherë e mirë 2.7 miliardëve dollarë që u investuan në platformën mashtruese Thodex, por edhe la një pikëpyetje të madhe përsa i përket periudhës së arratisë:
-Çfarë e lidhi me Shqipërinë Faruk Fatih Ozerin?
-Kush ishin personat që e shëtitën dhe e strehuan?
-Çfarë përfaqësojnë ato persona?
-Janë individë që kishin “shok” një turk me shumë lek të vjedhura, apo pjesë e strukturave të mirëorganizuara që me mbrojtje dhe ndikim nga “LART” morën përsipër “strehimin” e djaloshit miliarder?
-Përse nuk është hetuar kurrë roli i atyre që e strehuan, dhe as fakti se përse ky personazh që mund të “avullonte” në çdo cep të globit, zgjodhi pikërisht Shqipërinë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë një sfidë më vete për drejtësinë, e cila edhe njëherë tjetër vihet përpara sprovës: “Të hetojë deri në fund dhe cilido qofshin përfituesit fundorë të shkojnë përpara ligjit, apo të mbyllë ndonjë sy e ndonjë vesh përballë “hipopotamëve” të politikës, bisnesit apo qoftë edhe të futbollit”?
Faruk Fetih Ozer sekretet e tij i mori me vete në varrin ku vendosi të vetëfutej, por bashkëpunëtorët janë këtu. Kanë emra, mbiemra dhe shumë mbrojtje nga pas.
