Manovra e mashtrimit/ Cilat janë kompanitë që janë përfshirë në skemën e policave të sigurimit fiktive dhe kur do ta hetojë drejtësia këtë gropë financiare?

Një informacion që po verifikohet nga stafi i priza.al prej ditësh na ka vënë në lëvzje si redaksi. Sipas burimit kompanitë e sigurimit janë përfshirë në një skemë mashtrimi me policat e sigurimit. E më konkretisht, skema është e tillë.

Subjektet janë të detyruar me ligj që të kryejnë sigurimin e bisnesit. Por nuk e paguajnë. E në momentin që ndodhen përpara kontrollit, duke “fituar” pak minuta kohë, nëpërmjet kompanive të sigurimit, presin polica sigurimi fiktive, në moment.

Pra kompanitë e sigurimit të cilat janë në verifikimin e stafit të priza.al, në vitin 2024-2025 kanë prerë polica sigurimi për disa subjekte sikur janë prerë në vitin 2020-2021.

Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative por një vepër penale me pasoja, të cilat e kryejnë disa prej kompanive të sigurimit në vendin tonë.

Vijon me:

-Si abuzohet nga kompanitë me policat e sigurimit?

-Cilat janë kompanitë abuzuese në skemën mashtruese të policave të sigurimit?

-Cilët janë bashkëpunëtorët e kompanive të sigurimit brënda AMF, që i lejon këto skema mashtruse?

©priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *