Ditën e sotme policia dhe prokuroria njoftuan se autorët e një skeme mashtrimi me investimet online, ose forex u arrestuan. Ata vepronin në zonën e Lushnjës, Divjakës dhe disa qyteteve të tjera. Skema është e njëjtë si vjedhjet që kryen po nga shqiptarët por në shtete të tjera. I bindin viktimat të investojnë në platforma që nuk egzistojnë dhe kaq. Lekët e tua kanë ikur pale se ku, dhe ti je viktimë.
Këto skema që së fundmi kemi filluar t’i implementojmë për të vjedhur njëri tjetrin, në fillim i bëmë në kurriz të botës. Italianë, grekë, gjermanë, spanjollë, kanadezë, austrialianë, amerikanë, francezë e lloj e sot qytetari nga çdo cep i botës, ka rënë pre e vjedhjeve të tilla massive.

Sot investimet që kryhen me miliona euro të vjedhura anembanë globit nga ustallarët shqiptarë, po investohet përveçse në prona personale, por tashmë edhe po bëhen ndërtues. Kulla, resorte dhe komplekse po ndërtohen aktuaisht me këto lloj të ardhurash. Rrjete dyqanesh apo restrorantesh, kanë si burim fillestar të kapitalit milionat e vjedhura nga forex, e më pas të futura në treg në mënyrë legale nëpërmjet kompanive të ndryshme.
Por grupet që merren më këtë lloj zanati kanë përparuar. Ata nuk rrinë më thjesht në shpresë të viktimës matanë telefonit. Kanë shpikur dhe sajuar skema të gjithëshfarellojshme. Një ndër skemat më interesante është ajo e denoncuar nga një tjetër media. Sipas investigimit të tyre të cilin do ta publikojmë të pjesshëm më poshtë, bandat shqiptare të vjedhjes kanë arritur të manipulojnë edhe sistemin e google dhe nëpërmjet një zinxhiri mashtrimesh dhe kompanish miliona paund të vjedhura nëpër Angli, po sillen në Shqipëri.
Ky rast I denoncuar nga “Pamfleti” fillimisht nuk do të ishte I “jashtëzakonshëm” dhe aspak ndryshe nga dhjetra banda e hajdutë forex të denoncuar publikisht.
E veçanta e këtij rasti është fakti se personat e akuzuar si drejtues dhe përfitues të milionave paund nga britanikët, janë dy INVESTITORE STRATEGJIKE. Cesk Ivanaj dhe Ylli Ujka janë prezantuar si bisnesmene të fuqishëm, aq të fuqishëm sa kanë shok të madhin stilist Philip Plain me të cilin do të ndërtojnë edhe një hotel në hyrje të liqenit artificial. Ndërkohë po në të njëjtën zonë, Ylli Ujka dhe Cesk Ivanaj do ndërtojnë edhe 3 kulla të tjera. Njëkohësisht kanë fituar edhe statusin e invesitorit strategjik nga qeveria shqiptare duke përfituar sipërfaqe të pafundme në Shëngjin tek Rana e Hedhun ku do të ndërtohet një ndër resorted më luksoze.
Kullat në Tiranë me gjithë hotelin e Philip Plainit dhe me gjithë resort në Shëngjin, në shifra të trasha kërkon një investim rreth 500-600 milionë euro.
Në kushtet kur dy investitorët strategjikë, shokët e Philip Plein janë të akuzuar për skema ndërkombëare vjedhjeje dhe njëkohësisht po investojnë qindra milionë euro, a nuk duhet të ishin subjket I një hetimi nga organet ligjzbatuese?
Cfarë lekësh po investon Ylli Ujka dhe Cesk Ivanaj?
Philip Plain është investitor real, apo thjesht një maskë e miliardave me burim të dyshimtë të Ujkës dhe Ivanajt?
Përse pas kaq javësh nga akuzat publike ndaj këtyre personazheve, heshtin të gjithë? Heshtin të akuzuarit, hesht drejtësia. Flasin vetëm viktimat e skemave dhe mediat…!
Pjesë nga investigimi i Pamfletit
Një raport i hartuar në Londër dhe i dorëzuar në institucionet britanike dokumenton ekzistencën e një rrjeti të organizuar, i cili vepron përmes manipulimit të Google Business dhe kompanive guaskë për të gjeneruar miliona paundë çdo vit nga qytetarët britanikë. Dokumenti, i siguruar nga Pamfleti, lidh drejtpërdrejt individë shqiptarë si Çesk Ivanaj, Valentin Stojani dhe Ylli Ujka me këtë skemë, duke zbuluar bazat operacionale në Tiranë dhe kanalet e pastrimit të parave që lidhen me kompani si Ration 07, Radar Media Group dhe Xone.
Raporti e përshkruan funksionimin e rrjetit si një proces i standardizuar që nis me rrëmbimin e profileve të bizneseve legjitime britanike në Google. Profilet ndryshohen duke vendosur numra telefoni të kontrolluar nga call center-i në Tiranë, ndërsa rishikimet pozitive fabrikohet nga punonjës të angazhuar me VPN britanikë. Në këtë mënyrë, qytetarët britanikë që kërkojnë shërbime urgjente si hidraulikë, elektricistë apo çelësa të makinave, përfundojnë duke kontaktuar rrjetin shqiptar pa e kuptuar. Ata besojnë se po thërrasin një kompani vendase me reputacion, por në realitet lidhen me operatorë në Shqipëri që shpërndajnë punën tek punëtorë të paregjistruar, shpesh emigrantë pa dokumente, të cilët nuk kanë asnjë kualifikim teknik.

Rasti i parë i dokumentuar në raport ndodhi në Londër më 14 mars 2024, kur një klient kërkoi një çelësar për të hapur derën e banesës. Tekniku i rrjetit ndryshoi cilindrin me një model të lirë, por kërkoi pagesën prej 380 paundësh. Pagesa u bë me kartë dhe u gjurmua në një llogari të regjistruar në Shqipëri në emër të Xone Digital Services.
Në Birmingham, më 22 maj, një familje u mashtrua pasi pagoi 250 paund për një rondele rubineti. Fatura tregonte si kompani “1001 Solutions Ltd.”, ndërsa transaksioni u përpunua nga Radar Media Group. Në Manchester, më 3 korrik, një klient pagoi 410 paund për ndërrimin e një sigurese elektrike, dhe pagesa përfundoi në llogarinë e Alo Pronto Sh.p.k. të maskuar si “online technical support”. Në Leeds, më 18 gusht, një biznes i vogël pagoi 500 paund për një problem printeri të zgjidhur me një instalim softuerik, me fondet që u transferuan tek Radar Media Group dhe më pas u shpërndanë në llogari të tjera në Shqipëri.

Në të gjitha këto raste, viktimat raportuan mungesë transparence, refuzim për të dhënë fatura dhe në disa raste edhe kërcënime të drejtpërdrejta. Klientë që vendosën komente negative në Google u bombarduan me telefonata nga numra të ndryshëm, ku iu kërkua të hiqnin vlerësimet. Një grua raportoi se operatorët iu referuan babait të saj të ndjerë, duke treguar se kishin hulumtuar jetën e saj personale për ta intimiduar. Të tjera dëshmi tregojnë se punëtorët e dërguar në terren refuzonin të largoheshin nga banesat pa u paguar, duke e kthyer çdo shërbim në një akt shtrëngimi.
Fluksi i parave është i dokumentuar me detaje. Pas mbledhjes së pagesës, gjysma mbetet në Mbretërinë e Bashkuar si shpërblim për punëtorin, ndërsa gjysma tjetër transferohet në Ration 07 Ltd. Kjo kompani ekziston në të dy versionet, në MB dhe në Shqipëri, dhe është regjistruar me të njëjtin drejtor. Nga Ration 07 UK paratë kalojnë në Ration 07 Albania dhe futen në sistemin financiar shqiptar si pagesa për shërbime digjitale. Raporti dokumenton se fondet përdoren për blerje pasurish në Tiranë, për investime në kompani si Radar Media Group dhe Xone, dhe për financimin e aktiviteteve politike. Ky është dimensioni më shqetësues i raportit: fakti se para të gjeneruara nga mashtrimi i qytetarëve britanikë kanalizohen në politikën shqiptare.
Struktura e komandës është e qartë. Çesk Ivanaj del si arkitekti i skemës, i përfshirë që nga themelimi i Alo Pronto në Shqipëri dhe Itali. Valentin Stojanishfaqet si menaxher financiar, i ngarkuar me llogaritë bankare dhe me sigurimin e kanaleve ndërkufitare. Ylli Ujka shërben si hallka që lidh terrenin me Shqipërinë, duke rekrutuar punëtorë, siguruar adresa për profilet në Google dhe transportuar para cash. Raporti tregon se një pjesë e fitimeve është investuar në ndërtime në Tiranë, ku prona të ndryshme janë përdorur si call center apo si pasuri të regjistruara në emra të tretë. Franceska Bitri shfaqet si përgjegjëse për dokumentacionin formal, për regjistrimin e kompanive guaskë dhe për administrimin e adresave të emailit e domain-eve që përdoren për të verifikuar profilet false.
Kompanitë guaskë të lidhura me këtë rrjet janë të shumta. Radar Media Group përdoret për reklamim dhe manipulim të profileve, Xone për shërbime digjitale të fabrikuara, 1001 Solutions për llogari bankare dhe pajisje, ndërsa Ration 07 është kanali financiar qendror. Alo Pronto, kompania e parë e regjistruar, ka shërbyer si platformë e hapjes së këtij aktiviteti, përpara se emri i saj të braktisej dhe rrjeti të vepronte në fshehtësi.
Pamfleti ka parë dokumente që tregojnë sesi Google është përdorur në mënyrë sistematike për të shkatërruar konkurrencën e bizneseve reale britanike. Profili i Kings Plumbing & Heating, një kompani e njohur në Maidenhead, u rrëmbye nga rrjeti, duke i humbur klientë të shumtë. Për të eliminuar rivalët, rrjeti përdor bot-e që dërgojnë kërkesa false, duke ua shteruar buxhetin e reklamave, dhe i bombardojnë me vlerësime një yll për t’ua ulur renditjen. Në disa raste, kompanitë rivale kanë humbur mijëra paund brenda pak ditësh vetëm nga këto sulme digjitale.
