Lëkundje të shumta, Stambolli e gdhin pa gjumë

Orë ankthi për miliona njerëz në Stamboll pasi disa dhjetëra tërmete kanë tronditur qytetin metropolitan turk duke bërë që njerëzit të kenë frikë të rrinë në banesat e tyre dhe të shkojnë në zona fushore larg godinave siç shihni foton e sjellë nga AP.

Për më tepër eksperti i tërmeteve ka paralajmëruar se situata është e rëndë. Eksperti i tërmeteve Prof. Dr. Şükrü Ersoy deklaroi se linja e thyerjes ku ndodhi tërmeti ishte mjaft kritike dhe paralajmëroi se mund të ndodhte një tërmet më i madh.

Prof. Dr. Şükrü Ersoy theksoi se thyerja tektonike ku ndodhi tërmeti është shumë kritike dhe paralajmëroi: “Mund të ndodhë një tërmet edhe më i madh!”, paralajmëroi ai duke aluduar se një tërmet 7.5 ballë është potencial.

Sipas medias turke Sabah, eksperti i tërmeteve Şükrü Ersoy pohoi se edhe në vitin 2019 në po të njëjtin vend ka pasur sërish një tërmet të fortë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *