Lajthiza hedh në treg 31.000 bidonë ujë me erë fekalesh/ KLSH fsheh emrin e kompanisë, kush është Hajri Elezi, nga nafta virgin tek mikrokreditë dhe 500 milionë euro pasuri

“Unë jam Hajri Elezi dhe tani jam në Dubai. Por do kthehem me datë 6 janar në Tiranë. Ti smë njef, po të isha aty do ta tregoja. Unë jam shoku i Edi Ramës, kam 500 milionë euro pasuri dhe nuk kursej asnjë lek që tju zhduk për këto lajme të pavërteta që nxirrni” (HAJRI ELEZI, dhjetor 2022)

Fjalët më sipër janë egzaktësisht si i ka nxjerrë nga goja nëpërmjet telefonit në një bisedë me editorin e www.priza.al vetë pronari i kompanisë “Lajthiza”, Hajri Elezi.

Por çfarë e detyroi Hajri Elezin që të bënte kërcënime të tilla?

Në muajin dhjetor të vitit 2022 redaksia e priza.al publikoi një lajm-shqetësim të disa qytetarëve në rrethinat e Shkodrës të cilët u ankuan për erë të rëndë tek uji “Lajthiza” që kishin blerë të ambalazhuar. Kryesisht kjo “erë kanalesh” ishte pikasur tek uji “Lajthiza” në formatin 5 litërsh.

Priza.al publikoi këtë material, pa asnjë ngjyrim emocional apo redaksional. Por kjo nuk i pëlqeu mesa duket z. Hajri Elezi i cili “pamundësinë” tonë për të patur një laborator tonin, e ktheu në “favorin” e tij duke na akuzuar për shpifje dhe për dëmtim të imazhit të bisnesit të tij. E pasi na tregoi se ishim totalisht gabim në raportimet tona, na bëri me dije se ishte shok me kryeministrin dhe se pasuria e tij i kalonte 500 milionë euro dhe se nuk do kursente asnjë cent që të na dëmtonte…!

Natyrisht duke mos qënë asgjë personale, redaksia vendosi që “gangsterllëkut” të Hajri Elezit t’i përgjigjeshim me injorim nga ana jonë, duke ia lënë kohës se si qëndron e vërteta.
Në atë periudhë edhe media të tjera raportuan të njëjtin problem që e denonconin konsumatorë të ndryshëm për ujin “Lajthiza”.

Por kompania asnjëherë nuk reagoi. Zgjodhi të heshtte dhe të vijonte punën e qetë.
Dhe kjo “qetësi” dhe siguri e Hajri Elezit, duket se paska patur arsye të forta.


Raporti i KLSH pranon skandalin por fsheh emrin e kompanisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e saj, të publikuar në vitin 2025 për veprimtarinë e vitit 2024 atë që Hajri Elezi e quajti “thashethem” e bën fakt të cilin e bazon në dokumentet përkatëse.

Ndër të tjera në raportin e KLSH thuhet: “Pas denoncimeve nga konsumatorët në muajin shtator për aromë të rëndë të ujit të ambalazhuar në formatin 5 litra, AKU ndërmori një kontroll të menjëhershëm në subjektin prodhues, në magazinat qëndrore dhe në pikat e shitjes.

“Në vijim, më 27.11.2024, një mostër e ujit natyral e marrë nga një subjekt shitës u analizua nga laboratori i Drejtorisë Rajonale të AKU Durrës (DRAKU Durrës) dhe rezultoi jo konform. Kjo sipas raport provës nr. 328/578, për shkak të aromës së rëndë dhe shijes jo karakteristike për ujë të pijshëm, pra mos konformitet për treguesit organo-shqisorë. Pas kësaj, Drejtorië Rajonale në Durrës, Tiranë dhe Shkodër morën masa për gjurmimin e produktit, afishimin e njoftimeve për konsumatorët, si dhe bllokimin e sasisë së mbetur në subjekt.

Nga procesi i kthimit, u evidentua një sasi uji i ambalazhuar prej 456 copë x 1.5 litra e rikthyer në subjektin prodhues.
Megjithatë, nga kontrolli i mëvonshëm i DRAKU Shkodër, u konstatua se 31,200 copë të prodhuara në datën përkatëse ishin tashmë të shitura dhe të konsumuar nga publiku”.

Pra skandali egziston. Denoncimet e qytetarëve nuk paskan qënë të pabaza. As raportimet mediatike. Kompania “Lajthiza” ka hedhur në treg me dhjetra mijëra bidona me ujë me era fekale, plot 31.500 prej tyre janë shitur dhe konsumatorët i kanë pirë.

Hajri Elezi nga nafta virgine tek uji me fekale, mikrokreditë dhe 500 milionë euro pasuri

Pronari i ujit “Lajthiza”, Hajri Elezaj është nje bisnesmen kontrovers. Reklamon dhe bërtet me të madhe se ka një pasuri prej 500 milionë eurosh, por ndoshta ka harruar “milionin e parë”.
Hajri Elezaj ka patur një mal me akuza në kurriz për kontrabandimin e miliona litrave naftë virgin e cila shitej e rishitej duke i sjellë shtetit dëm miliona euro. I shpallur në kërkim, nëpërmjet korruptimit të segmenteve të drejtësisë, Hajri Elezaj arriti tia hedhë me një dënim minimal.

Më pas u shfaq me ujin Lajthiza, e së fundmi i ka hyrë edhe botës financiare duke themeluar një institucion mikrokredie, ku njerëzit do marrin kredi që të shkojnë të paguajnë spitalet për tju mjekuar nga uji me fekale që i jep Hajriu të pinë. Por kjo historia e institucionit të mikrokredisë të cilin ia ka besuar një personi me të kaluar të errët, do të flasim në vijim.

A do të ndërhyjë AKU?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ditët e fundit ka nisur një aksion për të “justifikuar” emrin dhe rrogën.
Por do të ishte e udhës që ky institucion që është ndër më të rëndësishmit e zinxhirit të sigurisë në këtë vend, dhe flitet për ushqimin, të bënte inspektime të vërteta dhe ata individë dhe ato subjekte që abuzojnë, qofshin emra BIG apo miq të kryeministrit, të ndëshkohen, jo si ndëshkim në vetvete, por si një masë që duhet të kuptojnë se shëndeti i konsumatorit është më i vlefshëm se çdo gjë. Edhe se miqësia me kryeministrin, edhe më i rëndësishëm se 500 milionë euro pasuri!

Ⓒpriza.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *