Para disa ditësh u raportua për një leje ndërtimi të “çuditshme” që firma e Edi Ramës kishte nënshkruar që mes një sheshi pallatesh pranë zonës së “Brrylit”të mbinte nga hiçi një kullë 12 kate. Sipas raportimeve mediatike, leja e ndërtimit i ishte dhënë kompanisë “Walter Contruction” me pronar një individ që quhet Demokrat Valteri.
Redaksia e priza.al u thellua pak më shumë rreth kompanisë“Walter Contruction” dhe të dhënat e sugjeruara nga investigimi ynë janë interesante dhe gjykojmë se përbëjnë interes publik.
Kështu “Walter Construction” u themelua më 24 prill 2019 ngashtetasi Demokrat Valteri nga Lisi i Matit me banim në Linzë iditëlindjes 1991.
Administratore e shoqerisë u vu e afërmja e Demokratit, znjEvisa Valteri.
Nga themelimi pra viti 2019 kompania “Walter Contruction” nuk kreu asnjë lloj aktiviteti, as faturoi, as ndërtoi, as shiti, as humbi e as fitoi. Ishte thjesht një kompani me status “AKTIV” në QKB dhe asgjë më shumë.
Por në vitin 2022 situata merr një kthesë të çuditshme. Më datë 16 dhjetor 2022 asambleja e kompanisë që përbëhej vetëm nga pronari pra Demokrat Valteri, merr vendimin që t’i dhurojë shtetasit nga durrësi por me banim në Tiranë Edmond Koka 50% të aksioneve.

Kështu kompania u nda 50% Demokrat Valteri dhe 50% Edmond Koka. Administrimi i shoqerisë i mbeti sërish shtetases Evisa Valteri.
Me dhurimin e 50% të kuotave tek shtetasi Edmond Koka duketse “syri i keq” u thye për “Walter Construction” dhe ndërtimet nisën me ritëm të lartë.
Kështu pas bregdetit në zonën e Himarës, “Walter Construction” u ndje gati për të ndërtuar një kullë në kryeqytet.
Kështu duke sajuar një truall që në të vërtetë është sheshpushimi pallateve egzistuese, dhe ky truall gjendet mbi kolektor, “Walter Contruction” aplikon në KKT dhe Edi Rama e Belinda Balluku firmosin “fap fap” për një kullë mbi kolektor.
Një çmenduri ligjore dhe urbane për të cilën një ditë me patjetër dikush do të mbajë përgjegjësi penale.
Por me siguri që i gjithë ky historik pa historik që kulmon me leje ndërtimi për kullë mbi kolektor, ka një prapavijë të fortë nga pas.
–Kush është Demokrat Valteri dhe çfarë përfaqëson?
–Çfarë roli ka ortaku të cilit iu falën aksionet shtetasi Edmond Koka?
-Si i siguroi lejet e ndërtimit nga bregdeti në kryeqytet“Walter Construction”?
–Cili është burimi i parave që “ngre katet” e “Walter Contruction”
-A ka lidhje me ndonjë parti politike administratorja EvisaValteri?
-Kush është pronari real dhe fundor i investimeve që kryhen në emër të “Walter Construction”?
Vijon
Ⓒpriza.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhee patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për tëdrejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelësdo të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*
