Kush e vrau Liridonën? Naim Murseli në gjyq: Ndihem i pafajshëm

Sot u zhvillua seanca e dytë për autorët e vrasjes së Liridona Ademajt. Prokuroja Javorka Përlinçeviç ka lexuar aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dedaj, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës.

Naim Murseli ka deklaruar para trupit gjykues se ndihet plotësisht i pafajshëm, kurse i akuzuari tjetër Tom Dedaj e ka pranuar fajin. Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *