Pas vendimit për të lënë mandatin e deputetit nga ana e Rrahman Rrahjes vendin e tij e zuri emri i rradhës në listë. Ai ishte Arkend Balla. Një person i cili zyrtarisht vinte nga bota akademike. Por në të vërtetë ishte në atë listë si propozim dhe influencë e atij që njihet si “grupi i Shkozetit”. As më shumë e as më pak si Jurgis Çyrbja apo Ilir Ndraxhi të cilëve jo partia, as baza apo votuesit, por bandat i kishin caktuar vendin dhe numrin në listën e deputetëve.
Arkend Balla njësoj si kolegët e tij të sipër përmendur, ashtu si dhe kolegu të cilit i zuri vendin në kuvend, ka një “mentel” mbrojtës. Dhe është mbështetja nga grupet e të fortëve e më tej, të grupeve të krimit të organizuar të cilët edhe kësa rradhe vendosën që Arkendi të bëhet “gjall a vdek” deputet.
E gjithë zona e Shkozetit, Kënetës, Hamallajt e me rradhë e di mirë se në emër të kujt është Arkend Balla duke bërë fushatë e duke kërkuar vota. Po SPAK dhe njesia e posacme e krimeve zgjedhore a kanë degjuar gjë?
Dhe në fund një merak redaksional. Me ccfarë të ardhurash paguhet fushata e Arkend Ballës, apo me financime nga TRO-DO CAFFE?
-Vijon-
KRIMET ZGJEDHORE/ A po hetohet kandidati i Durrësit Arkend Balla dhe si grupi i “Shkozetit” kërkon një “ulëse” në Kuvend duke sfiduar shtetin
Leave a comment
