Kreshnik Xhilaga/ Ja si i mashtron klientët për elektroshtëpiake të prishura nëpërmjet faqes online “Home Lux7”, mashtrime dhe evazion fiskal qindra milionë lek

Emri i Kreshnik Xhilagës nuk është një emër publik. Ai është në botën e bisnesit, dhe duke mos qenë njeri publik nuk duhet të ishte fare objekt i një shkrimi në një media. Por vërtet Niku nuk është publik, ama puna e Kreshnik Xhilagës është e lidhur me publikun, ashtu siç është e lidhur me bisnesin. Dhe Kreshnik Xhilaga zotëron një rrjet kompanish këtu e matanë kufinjve, deri në Gjermani.

Bisneset e Kreshnik Xhilagës janë të shumëllojshme. Kreshniku ka servis automjetesh, por shet edhe pajisje estetike për vajza, Kreshniku shet edhe ferrota apo vaj automjetesh. Kreshniku ka klinikë mjeksore por njëkohësisht shet edhe apartamente si agjent imobiliar. Dhë në fund në kohën e lirë Kreshnik Xhilaga nëpërmjet faqes “Home Lux7” shet edhe tenxhere. Kur themi tenxhere, kuptojmë që shet pajisje të ndryshme elektroshtëpiake që blerësit i shkon në shtëpi porosia.

Në faqen e tij para pak ditësh një klient ka porositur dy blendera, siç faktohet edhe nga bisedat. Porosia i ka vajtur në shtëpi, me të vetmin problem. që produktet nuk punonin. Në këto kushte, klienti ka kërkuar jo lekët mbrapsht, por zëvëndësimin e produkteve që nuk punonin me dy produkte të tjera, madje ishte I gatshëm të shtonte dhe diferencën për produktet e reja që do porosiste. Dhë përse klienti duhet të porosiste dy produkte të tjera e madje të shtonte edhe lek, kur dy produktet e para nuk punonin? Sepse sipas zonjushës që fliste ëmbël në telefon, kjo ishte “politikë e kompanisë” dhe urdhër i menaxheres.

Komunikimet e mëposhtme e faktojnë këtë gjë…

Po cili është ky personazh që pa asnjë faturë tatimore dhe në kushtet flagrante të evazionit fiskal kryen edhe veprën penale të mashtrimit të klientëve?

Ku e gjen guximin një përsonazh gjithshkabërës dhe çdo gjë shitës si Kreshnik Xhilaga të mashtrojë, të bëjë evazion fiskal dhe të vjedhë qytetarët?

Emri i Kreshnik Xhilagës mban mbi vete rreth gjashtë kompani të ndryshme, të cilat ushtrojnë aktivitet ku në legalitet e ku në ilegalitet.

Emri dhe kompanitë e Kreshnik Xhilagës janë objekt i një hetimi që po kryhet nga redaksia e priza.al, rezultatet e së cilit do të publikohen ditët në vijim.

Deri atëhere bëni kujdes dhe mos u mashtroni nga faqe të tilla!

Vijon

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *