Kosova drejt zgjedhjeve të reja?

Kosova në krizë totale politike. Asnjë dje nuk u zgjodh kryetari i kuvendit.

Përfaqësuesit e subjekteve të opozitës pas vazhdimit të seancës së mbajtur të hënën kanë kundërshtuar propozimin e LVV-së për kryetar të Kuvendit. Për PDK-në dhe AAK-në i papranueshëm është emri i Albulena Haxhiut.

Kurse për LDK-në i papranueshëm cilido propozim që vjen nga LVV-ja. Vetëvendosje që doli fituese e zgjedhjeve e cilëson qasjen e kundërshtarëve të saj si bllokuese.

Madje, ky subjekt e lë të hapur mundësinë që nëse ka dakordim me të tjerët, pas konstituimit të Kuvendit, vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *