Korçë, mbërrijnë materialet zgjedhore nën masa të larta sigurie

Përgatitjet për zgjedhjet për kreun e qeverisë janë në fazën e fundit, pasi materialet zgjedhore kanë mbërritur në qarkun e Korçës, nën masa të rrepta sigurie. Ato janë shoqëruar nga forca të policisë dhe mjetet e ushtrisë.

Shpërndarja e materialeve do të realizohet në të gjitha KZAZ-të e qarkut, që përfshijnë 2 në bashkinë e Korçës dhe 5 të tjera në bashkitë përreth.

Policia do të mbajë një gatishmëri të plotë për të siguruar ruajtjen e materialeve deri në momentin e shpërndarjes së tyre në qendrat e votimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *