Konklava vendos datën për zgjedhjen e Papës së ri

Sot në orën 10:00 në Vatikan mblidhet Konklava ku kardinalët do të caktojnë datën për zgjedhjen e Papës së ri, pas ndarjes nga jeta e Papa Françeskut. Procesi që ka rrënjë mesjetare dhe rregullohet nga dokumenti “Universi Dominici Gregis”, do të zhvillohet në Kapelën e Sistine, me pjesëmarrjen e 135 kardinalëve nën moshën 80 vjeç që kanë të drejtë vote.

Hapat kryesorë të procesit përfshijnë:

Mbajtjen e një meshe dhe betimin për fshehtësi nga kardinalët.

Votimin e fshehtë në Kapelën Sistine, i cili përsëritet derisa një kandidat të marrë dy të tretat e votave.

Tymi i zi nënkupton dështim të raundit, ndërsa tymi i bardhë sinjalizon zgjedhjen e Papës së ri.

Brenda një ore nga tymi i bardhë, Papa i ri shpallet me fjalët “Habemus Papam” dhe prezantohet me emrin që ka zgjedhur për papatin e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *