Konflikti në lavazh, identifikohen 2 bashkautorët që plagosën 20-vjeçarin

Policia e Vlorës ka identifikuar dy bashkautorët e dyshuar për plagosjen e 20-vjeçarit K.H. në një konflikt të dhunshëm që ndodhi në lavazhin e lagjes “Hajro Çakërri”.

Ndërsa viktima ndodhet në spital, tre persona të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë shoqëruar në polici për të sqaruar ngjarjen. Policia ka zbuluar se lëndimi i 20-vjeçarit u shkaktua nga goditjet me sende të forta, dhe jo nga thika, siç u raportua më parë.

Dy shtetas janë shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe po hetohen për veprimet e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *