Konfirmohet një tjetër rast i gripit të shpendëve në Durrës, rreth 1848 të ngordhur

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se sot është konfirmuar një tjetër rasti i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrojtjes së karantinuar në fshatin Maliq Muҫo, Durrës.

Shërbimi veterinar së bashku me përfaqësues të MBZHR kanë konstatura 1848 shpendë të ngordhur.

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit për vendosjen e stabilimentit në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare, të cilat janë dërguar dhe analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *