KOMPANITË E TAKSIVE/ Lavatriçja gjigande e pastrimit të parave që punon 24 orë nën hundën e shtetit

Natyrisht që titulli i këtij artikulli është irritues dhe provokues për ata drejtues kompanish taksish që janë ndershëm në treg, që e kanë nisur nga 0 dhe me djersën e ballit sot zënë një copë vend e “hanë” një “çap bukë”.

Ky shkrim nuk është për askënd, as subjekt juridik apo person fizik që djersa i ka larë ballin e trupin, sa nga stresi i përditshëm, e sa nga taksat, detyrimet, kreditë e hallet që kanë vendosur t’i zgjidhin duke punuar si taksi apo duke themeluar kompani taksish.

Ky shkrim është ekskulivisht për dhjetra kompani taksish që janë futur në treg të paktën dy vitet e fundit, të cilët nuk duhet nga “vinë dhe ku shkojnë”.

Po flasim për ato kompani ku pronarët janë anonimë, pa asnjë historik bisnesi, të cilët me 100.000 lek kapital, zotërojnë “flota” automjetesh taksi mbi 800.000 euro.

Natyrisht e kanë një përgjigje: “Jemi të zhyt me kredi”…!

Po si u kreditove pa një historik bisnesi? Cila bankë dhe përse të besuan që të kredituan?

Në fillim vitet 1990 në Medelin e më pas e shtriu dhe në qytete të tjera të Kolumbisë, Pablo Eskobari famoz, themeloi një kompani taksish. Përse? I duheshin lek?

Përkundrazi. I duhej të shpenzonte që të pastronte sa më shumë para.

E kush të kontrollon sa rrugë ke bërë? Sa klientë? Sa kanë paguar? Askush.

Taksia është një bisnes pastrimi parash që mund të bësh dhjetra milionë lek xhiro, pa bërë asnjë kilometër rrugë.

Dhe kjo po ndodh në vendin tonë.

Redaksia e priza.al është në verifikim të të gjitha licensave të taksive të dhëna të paktën dy vitet e fundit. Rezultatet e deritanishme të verifikimeve janë interesante.

Transaksionë të dyshimta, persona me rekorde të theksuara kriminale, para me origjinë “Londre”, zyrtarë dhe ish zyrtarë na rezultojnë pronarët e kompanive të taksive që operojnë sot në treg.

Tregu dhe licensat e taksive është një rast i cili jo vetëm nga mediat, por së pari duhet ndjekur nga drejësia, e cila në rast se dëgjon këshillën “Follow the money” do të zbulojë gjëra të çuditshme.

Vijon me:

Sa kompani janë licensuar vitet e fundit?

Cilat janë kompanitë që operojnë me kapital të dyshimtë dhe pronarët me rekorde kriminale?

Si sigurohet shteti që nëpërmjet këtij aktiviteti nuk kryhet pastrim parash?

Si po ndihmohen subjekte të caktuara të kompanive të taksive nga “pjesëza” të shtetit, që të kryejnë pastrim parash dhe cilët janë këto subjekte?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *