Komisionerja për Zgjerimin e BE-së vjen në Tiranë

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore si ajo në drejtësi.

Komisionerja do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës.

Ajo do të takohet me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile.

Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *