Keni plane për fundjavën? Zbuloni si do të jetë moti

Moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash në veri si dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të cilat nga orët e mesditës e pasdite pritet ndërprerje graduale e tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *